Si rrallë herë, Enkel Demi ka folur për jetën e tij profesionale dhe atë private. I pranishëm në programin “Historia ime” në Tv Klan, ai rrëfeu marrëdhënien e ngushtë që kishte me familjarët e tij.
Po kështu nënvizoi ndër të tjera se ndihej i bekuar që ka për bashkëshorte politikanen, Mesila Dodën. Madje ai tregoi se ajo është një natyrë sentimentale. Po kështu, gatuan shumë mirë dhe bën punë shtëpie.
Flasim pak për familjen tënde
“Ne jemi shumë të lidhur më njëri tjetrin, edhe sot e kësaj dite vazhdojmë dhe rrimë bashkë. Jetojmë dhe rrimë të gjithë bashkë. Bashkë me ne është dhe nëna ime, domethënë jemi 5 veta në shtëpi, që jetojmë të gjithë dhe jemi goxha të lidhur. Njëherë në ditë jemi të gjithë bashkë”.
Ti dhe Mesila hyni tek ata çifte që jeni rritur në sytë e publikut, keni 20 e ca vite bashkë. Çfarë bilanci bën?
“Jam njeri i bekuar nga Perëndia, ku ka më mirë se kaq domethënë. Unë ndihem njeri me shumë fat. Pavarësisht se si ka shkuar rrugëtimi ynë në jetë, mendoj që jemi në një fazë të jetës që mund të na shkojë dhe fjala lumturi”.
Njerëzit mendojnë që Mesila është një grua e fortë në shtëpinë tuaj?
“Jo, Mesila është njeri i vendosur dhe shumë shpesh i thotë gjërat ashtu siç i mendon dhe kjo ka krijuar herë pas here një imazh jo të mirë për të. Sikur ajo është një grua e fortë, e rreptë, sikur gjithë ditën grindet edhe gjëra të kësaj natyre.
Është krejt e kundërta, është një njeri shumë sentimental si natyrë, gatuan shumë mirë, bën punë shtëpie, është me një sens humori të jashtëzakonshëm. Megjithatë për disa njerëz, nuk ka arritur dot ta përcjellë. Edhe për faktin se në disa momente të forta politike, ajo ka qenë e pranishme në studiot televizive dhe ka mbajtur ca qëndrime, që njerëzit mund t’i kenë ndarë më dysh”.
Tek e fundit, ashtu e mendon dhe ashtu e thotë!
“Është e ndershme dhe unë nuk do t’ja kërkoja kurrë që të bënte të kundërtën e asaj. Ajo ashtu është, domethënë është shumë e ndershme në atë që thotë. Domethënë e beson atë që thotë, nuk thotë një gjë që nuk e beson”.
Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije se Gila po…
Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…
Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…
Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…
Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, thotë se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar…