Një 24-vjeçar shqiptar i dënuar për vrasjen e pronarit të tij britanik është arrestuar në Shqipëri dhe më pas është ekstraduar drejt Britanisë.
Në pranga është vënë shtetasi Elton Sefa., 24 vjeç, banues në Durrës. Ndërsa policia thotë se ky është ekstradimi i parë nga Shqipëria drejt Britanisë.
None found
Elton Sefa, më datë 17.04.2018, rreth orës 14:30 ka sulmuar pronarin ku punonte, shtetasin J. W., duke i shkaktuar atij vdekjen.
Pas kryerjes së vrasjes, Elton Sefa është larguar nga territori i MB-së dhe është arrestuar në Shqipëri, me qëllim ekstradimi drejt Anglisë.
Ekstradimi i këtij shtetasi është bazuar në urdhrin që mban datën 05.01.2018, të Gjykatës së Magjistratëve në Westminster, Mbretëri e Bashkuar, pasi nga kjo Gjykatë është caktuar masë sigurimi “Arrest në burg “ për këtë shtetas, për veprën penale “Vrasja”, parashikuar nga legjislacioni penal britanik.
Ky shtetas ka bërë rekurs ndaj vendimit të lejimit të ekstradimit në shtetin britanik, por Kolegji Penal ka rrëzuar kërkesën e tij dhe është lejuar ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar
Papa Leoni i XIV ka kundërshtuar publikisht dënimin me vdekje, duke e cilësuar atë si një praktikë që cenon dinjitetin…
Lufta në Ukrainë zuri pjesën më të madhe të telefonatës së të premtes mes Donald Trumpit dhe Vladimir Putinit, sipas…
Arne Slot ka gjetur një rol të ri në futboll, katër muaj pasi u shkarkua nga Liverpooli. Trajneri holandez do…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në Prilep, me rastin e 85-vjetorit të Kryengritjes Popullore dhe luftës antifashiste, deklaroi se brezi…
Pesë prokurorë publikë kanë kandiduar për postin drejtues në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit,…
Arbërie Nagavci, bashkë me deputetet Fatmire Kollçaku e Liza Gashi dhe këshilltarin politik Ragmi Mustafi, u ndaluan nga policia serbe…