Një 38-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij rreth orës 22:00 të së mërkurës në qytetin e Elbasanit.
Vdekja e papritur dhe e mistershme e tij është zbuluar pasi i vëllai i tij kërkoi ndihmën e policisë, ndërsa prej pasdites 38-vjeçari nuk i përgjigjej në telefon edhe pse zilja binte.
I shqetësuar ai fillimisht ka shkuar te apartamenti dhe ka trokitur gjatë, por dera nuk është hapur, ndërsa nga brenda dëgjohej zilja e telefonit celular të tij kur i bënin thirrje.
Në këtë situatë i vëllai i tij i shqetësuar për fatin e 38-vjeçarit është detyruar të kërkojë ndihmën e policisë e cila ka mbërritur menjëherë te hyrja e apartamentit, shkruan BW.
Por duke u ndodhur para pamundësisë për t’u futur në banesë policia ka kërkuar ndihmën e PMNZSH. Punonjësit e shërbimit zjarrfikës kanë arritur hapjen e derës dhe policia ka konstatuar se 38-vjeçari i identifikuar si Leonard Murrizi banor i lagjes “Çlirimi” ishte pa sheja jete.
Trupi i tij është dërguar në morgun e qendrës spitalore të Elbasanit për t’i bërë autopsinë për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Policia lokale nuk bëri me dije detaje rreth dyshimeve paraprake të vdekjes së 38-vjeçarit.
Ditën e sotme, në një deklaratë për mediat, kryedemokrati Sali Berisha, ka folur për organizimin e PD-së me nisjen e…
“Albania Fashion Week” vjen në Tiranë. Kjo ngjarje çel një epokë të re, ku tradita dhe inovacioni global bashkohen për…
Pas dorëheqjeve masive të nënkryetarëve dhe drejtuesve të njësive administrative në të gjitha bashkitë e vendit, në Korçë janë emëruar…
Në familjen Dhimaku ka pllakosur zija. Dyer e mortit janë hapur. Mes dhimbjes së papërshkrueshme, familjarë e të afërm, po…
Qeveria britanike njoftoi sot masa të reja që synojnë një trajtim dhe parandalim më të mirë të të ashtuquajturave “vrasje…
Justin Bieber, 31 vjeç, ndau në Instagram entuziazmin për bashkëshorten e tij Hailey Bieber, duke publikuar një foto të saj…