Antimafia italiane i ka dhënë një goditje të fortë mafies kalabreze “Ndrangheta”, ndërsa shkatërroi një rrjet trafiku droge nga Brazili dhe Shqipëria drejtë Italisë.
Mediat italiane shkruajnë se në burg ranë 11 persona, mes të cilëve 7 shqiptarë, ndërsa operacioni i sotëm ishte faza finale e operacionit “Rinascita-Scot”, i cili më 19 dhjetor të 2019 çoi në arrestimin e 334 personave, mes të cilëve edhe njerëz të politikës.
Droga vinte përmes Brazilit dhe Shqipërisë nëpërmjet kompanive të import-eksportit për materiale mermeri, niobiumi e mangani dhe shitej më pas në tregjet e Toscana-s, në Siçili, Piemonte dhe Cosenza-s, shkruan panorama.
Ndërkohë, klani shqiptar trafikonte marijuanë e hashash nëpërmjet portit të Barit në Itali, nga një grup trafikantësh që jetonin në Toscana.
8 shqiptarët e arrestuar janë:
– Orkind Cobaj i lindur në Shqipëri më 20/08/ 1992 e i shpallur në kërkim;
– Ydaj Hoxhaj, lindur në Shqipëri më 04/01/ 1991;
– Robert Lazaj lindur në Mekat të Vlorës më 29/08/1972;
– Alfred Lucaj lindur në Shqipëri më 26/05/1979;
– Lulezim Shkurtaj lindur në Shqipëri më 27/05/1987;
– Eduart Tahiraj i njohur dhe me emrin Dhimitër Lutaj lindur në Shqipëri më 22/10/1971;
– Floriand Tahiraja lindur në Vlorë më 22/02/1983; Lavdosh Serani lindur në Shqipëri më 01/06/1975.
Gjatë operacionit janë sekeustruar 1 kg kokainë, 81 kg mariajunë, 25 kg hashash, 3,952 rrënjë kanabis e dhjetëra gramë heroinë dhe pilula escstasy, ndërsa të arrestuarve i janë sekeustruar të mira materiale me vlerë mbi 16 milionë euro.
Ky operacion goditi marrëdhëniet midis Ndrangheta dhe politikës, ndërsa në pranga ranë ish-parlamentar të forcave të ndryshme si të Partisë Demokratike, Forza italia, PSI, avokatë e profesionistë si dhe dy drejtues të policisë bashkiake.
Shqipëria ka sot një perspektivë të dyfishtë drejt Kampionatit Botëror. Përveç shpresave që Kombëtarja të jetë pjesë e fazës finale,…
Qeveria shqiptare është skualifikuar nga Ministeriali i Energjisë së BE-së. Në një vendim të datës 18 dhjetor, ky ministral ka…
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit, i njohur si “Shemi”, vokalisti i…
Mëngjesin e kësaj të marte në orën 10:00, Sekretariati i Etikës, do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e Partisë…
Biznesmenët Asmir Jahoski dhe Ratko Kapushevski u arrestuan, ndersa zyra e ish-drejtorit të Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të…
Administrata e Presidentit Donald Trump, ka njoftuar një program të ri që u ofron migrantëve pa dokumente deri në 3,000…