Categories: Uncategorized

EMRAT/ Kush janë “skifterat” e arrestuar sot në Tiranë (VIDEO)

Policia e Tiranës ka arrestuar sot gjashtë persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi u zbuluan teksa po përpiqeshin që të vidhnin nën kërcënimin e armëve një banesë në kryeqytet.

Mësohet se të arrestuarit janë Spartak Qoku, Petro Sava, Aleks Kala, Klaudio Metaj si edhe Franci Alimi. Ky i fundit u arrestua për tritolin që iu vu një lokali tre ditë më herët në Tiranë.

Ky grup, dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera të ngjashme në muajt e mëparshëm në Tiranë.

Gjatë arrestimit atyre i janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, veshjet e përdorura gjatë tentativës për vjedhje, një sasi municioni luftarak, dy automjete dhe 5 telefona celularë.

Njoftimi i policisë

Tentuan të vidhnin me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, në një banesë, Policia zbardh ngjarjen.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Mozaiku”.

Vihen në pranga 6 persona, 1 tjetër shpallet në kërkim.

4 ditë më parë, gjatë operacionit policor të koduar “Eksplozivi”, u arrestua dhe një pjesëtar i këtij grupi.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit dhe veshjet e përdorura gjatë tentativës për vjedhje, dy automjete, një sasi municioni luftarak dhe 5 telefona celularë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Frederik Shiroka”, persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin me armë në banesën e shtetasit E. M, por nuk kanë mundur, pasi janë diktuar nga të zotët e banesës, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga ana e strukturave për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacioni “Mozaiku”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit, për shtetasit:

– S. Q., 30 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje në bashkëpunim, P. S., 23 vjeç, A. K., 28 vjeç, E. H., 25 vjeç, K. M., 33 vjeç dhe A. K., 31 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Si dhe u shpall në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. Sh., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi F. A., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili është arrestuar gjatë operacionit policor të koduar “Eksplozivi”, si autor i dyshuar për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, ngjarje e ndodhur më datë 11.06.2020, në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” Tiranë, është bashkautor edhe në këtë ngjarje.

Gjate veprimeve hetimore janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet si më poshtë:

Një armë zjarri pistoletë, veshjet e përdorura gjatë tentativës për vjedhje, një sasi municioni luftarak, dy automjete dhe 5 telefona celularë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasit S. Q. dhe E. H., në bashkëpunim me shtetasin E. K. (i arrestuar më parë), janë autorë të vjedhjes së banesës së shtetasit M. Sh., ngjarje e ndodhur në muajin prill 2020.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta persona.

Materialet do t’i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me armë” e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

të fundit

Njihuni me banorët e “Big Brother VIP Albania 5” (EMRAT)

Mbremjen e djeshme, nisi edicioni i pestë i “Big Brother Albania VIP”, ku banorët e parë iu bashkuan shtëpisë së…

2 minutes ago

Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit

Prokuroria e Tiranës, ka shpallur në kërkim Eno Agasin, i cili është djali i xhaxhait të Ergys Agasit. Raaportohet se…

36 minutes ago

Selvija zbulon pyetjen që Shpati a bëri për “Big Brother Vip”

Mbrëmja e djeshme nuk ishte thjesht nata hapëse e spektaklit "Big Brother VIP Albania", por u shndërrua në një kujtesë…

43 minutes ago

Vetë akuzohet për aferat miliona euro/ Si i kërcënonte Belinda Balluku punonjësit e Ujësjellësit: Do ju çoj në SPAK, po abuzoni në kurriz të qytetarëve (VIDEO)

Belinda Balluku, numri dy i qeverisë shqiptare, e akuzuar për vjedhjen e 50 milionë eurove, aferën e Tunelit të Llogarasë…

1 hour ago

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, arrestohen dy persona (EMRAT)

Policia e Shkodrës, ka zbardhur vrasjen e Pavlin Prekës, e ndodhur më 27 shkurt 2025 në fshatin Guci e Re,…

1 hour ago

Jam mbi re, Armando Broja në “qiellin e shtatë” pas golit të parë me Burnley, e duartroket edhe trajneri Parker: Ishte i shkëlqyer (VIDEO)

Armando Broja, kishte 810 ditë kishte pa provuar shijen e një goli në Angli, një “përjetësi”, një “letargji” shumë e…

2 hours ago