Aktori i njohur Gent Hazizi është vetofruar si vullnetarë në luftën kundër koronavirusit, për t’iu bashkuar të gjithë atyre personave që po ndihmojnë personat në nevojë gjatë kësaj periudhe.
Në një postim në Instagram, Hazizi shkruan se nuk ka aftësitë e një mjeku apo infermieri, por di të ngasë makinën dhe mund të shërbejë si shofer apo në shpërndarjen e ndihmave për të moshuarit.
None found
Aktori i bën thirrje kryeministrit dhe kreut të Bashkisë së Tiranës ta marrin në konsideratë kërkesën e tij, pasi dëshiron të punojë vullnetarisht pa asnjë pagesë:
“Me këtë foto të patentes sime po i drejtohem Autoriteteve! Kam 16 dite i mbyllur ne shtepi dhe baba i 3 femijeve. Jane mobilizuar ne kete lufte e po sakrifikojne shume prej nesh e Mirenjohje per te gjithe Ata qe jane ne vijen e pare!
Une nuk jam i afte as si infermier e as si mjek por jam i afte te ngas makinen. Dua te ofrohem vullnetar qofte si shofer ose per çdo lloj pune tjeter ne shperndarje ushqimesh ose dhe per ti bere pazarin pensionisteve tek njesia 5 ne ate ore leje qe do kemi nga e hena!
Nuk do surprizohesha aspak sikur te me merrte Kryeministri,Kryetari i Bashkise apo Ministrja e Shendetsise ne telefon e te me thoshte: Artisto bravo, nlufte jena por Ti na duhesh qe trrish mshpi e kshu ke bo detyren tate!
Sinqerisht do surprizohesha e do e falenderoja nese dikush me mer e me thote: Artisto kena pune per ty si shofer ambulance,duhet te shperndash keto ushqime ose bej pazar per pensionistet e njesise 5 se vetem 1 ore leje ke! Vullnetarisht do e beja pa asnje pagese!
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati,…
Kuvendi i Kosovës ka themeluar me 90 vota për Komisionin Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve lidhur me…
Modeli aktual i financimit të lejes së lehonisë në Kosovë po krijon pabarazi në tregun e punës, ndërsa kërkohet përfshirje…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur një delegacion prej 11 anëtarësh nga nëntë shtete të ndryshme, të Komisionit për…
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, po qëndron për vizitë pune në Paris, në kuadër të së cilës…
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së…