Categories: Uncategorized

Emigrantë në bagazh të makinës, si premtonin 5 të rinjtë BE-në për 500 euro

Pesë persona janë arrestuar nga policia pasi u kapën duke transportuar 25 emigrantë të paligjshëm. Në pranga janë vënë S. L., 20 vjeç; S. Y., 20 vjeç; E. D., 22 vjeç dhe F. F., 21 vjeç, banues në fshatin Burizanë, Krujë. Njëri prej tyre ishte shpallur në kërkim më herët për të njëjtën vepër penale.

Ata u kapën në dalje të qytetit të Maliqit, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me automjetet tip “Range Rover” dhe “Benz”, 21 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 500 euro për person, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi A. V., 20 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë. Ai u kap në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar gjithashtu kalimin drejt vendeve të BE-së.

Nga pamjet e publikuar nga Policia e Shtetit duket se këta persona i transportonin emigrantët në kushte mjaft të rënda. Për të shmangur kontrollet e policisë udhëtonin me makina të vogla për 4-5 persona, por duke qenë se kapaciteti i emigrantëve e kalonte këtë shifër, ata detyroheshin të futeshin edhe në bagazhin e makinave.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

“Goditen dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. U kapën duke transportuar 25 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 5 shtetas.

Njëri prej të arrestuarve ishte shpallur në kërkim dy herë më parë nga Policia, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

S. L., 20 vjeç; S. Y., 20 vjeç; E. D., 22 vjeç dhe F. F., 21 vjeç, banues në fshatin Burizanë, Krujë, të cilët janë kapur në dalje të qytetit të Maliqit, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetet tip “Range Rover” dhe “Benz”, 21 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 500 euro për person, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Shtetasi S. L. ka rezultuar person i shpallur në kërkim më parë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve kryer në bashkëpunim” në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 05.08.2020, në unazën e qytetit të Pogradecit, ku në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë (të arrestuar) po transportonin 3 emigrantë të paligjshëm, si edhe për ngjarjen e ndodhur më datë 11.09.2020, ku 20-vjeçari, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në fshatin Cangonj, Devoll, pasi kanë konstatuar se ishin vënë në ndjekje nga Policia, kanë braktisur mjetin tip “Volksëagen” brenda të cilit u gjetën 14 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi A. V., 20 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi u kap në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

të fundit

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

12 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

33 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

1 hour ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

1 hour ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

2 hours ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

2 hours ago