Categories: Uncategorized

El Pais: Spanja, e hapur ta njohë Kosovën nëse arrin marrëveshje me Serbinë

Gazeta e madhe spanjolle “ElPais” ia ka kushtuar një shkrim të gjatë vendimit të Spanjës për të marrë pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet sot, me fillim në orën 17:30, përmes një videokonference.

Kjo gazetë thotë se Spanja e ka zbutur qëndrimin e saj në raport me Kosovën pasi kryeministri i vendit, Pedro Sanchez, do të marrë pjesë në këtë samit, ku pjesëmarrës do të jetë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Të lidhura

None found

“Është kjo hera e parë që një lider i Spanjës pranon të ndajë një forum bashkë me një përfaqësues të Kosovës. Edhe pse pjesëmarrja nuk nënkupton njohjen e territorit si shtet, vendimi bie ndesh me mungesën e Mariano Rajoy në samitin e mëhershëm të BE-së me fqinjët e Ballkanit, majin e vitit 2018. Qeveria, veç kësaj, është e hapur ndaj idesë për të njohur ish-provincën serbe si shtet nëse dialogu (serbët dhe kosovarët) sjell frute”, shkruan “ElPais”, transmeton “Zëri.info”.

Më tej gazeta spanjolle shkruan se Sanchez do të flasë sot në Samit, ndërsa formati i Samitit i caktuar si pasojë e pandemisë me COVID-19 ua ka lehtësuar autoriteteve spanjolle pjesëmarrjen në distancë në vend të takimeve direkte me përfaqësuesit e një territori, të cilin nuk e njohin.

Gazeta përmend edhe faktin tjetër se janë edhe katër shtete tjera të BE-së me qëndrim të njëjtë me të Spanjës (Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qipro), por shton se ka qenë vetëm Spanja ajo që ka insistuar në dy kushte për t’iu bashkuar takimit.

“Kushti i parë është formal: se nuk ka flamuj prapa asnjë lideri dhe se kur të thirren për të folur t’u thuhet vetëm emri, e jo edhe pozita që mbajnë. Në këtë mënyrë deklarimi i presidentit të Kosovës në prezencë të presidentit spanjoll është shmangur. Kushti i dytë është përmbajtja: Samiti s’ka të bëjë me zgjerimin e BE-së – sepse Spanja nuk do të pranonte si kandidat potencial një territor që nuk ia njeh statusin e shtetit – ndonëse deklarata që do të lexohet nga takimi përmend të ashtuquajturën perspektivë të këtij rajoni strategjik për BE-në”, ka potencuar gazeta e madhe spanjolle “ElPais”.

Edhe pavarësisht faktit se burime qeveritare insistojnë se nuk ka ndryshim ndaj qëndrimit të mëhershëm të ekipit të Mariano Rajoyt, e vërteta, sipas “ElPais”, është se edhe në samitin e 2018-ës ishte theksuar se nuk do të jetë samit për zgjerimin, por, megjithatë, presidenti spanjoll kishte refuzuar të merrte pjesë. Në atë kohë ai thoshte se Spanja nuk do të jetë prezente në asnjë forum ku merr pjesë Kosova, transmeton “Zëri.info”.

Para atij takimi BE-ja kishte mbajtur vetëm dy samite me Ballkanin – në vitin 2000 dhe më 2003-n. Edhe presidenti i atëhershëm spanjoll, Jose Maria Aznar, mungoi në samitin e 2003-s, ndonëse Kosova ende s’e kishte shpallur pavarësinë e saj.

Përtej takimit të së mërkurës qeveria spanjolle tani është shumë më e hapur për një ndryshim, i cili muaj më parë do të ishte i pamenduar: të flasësh për njohjen e Kosovës si shtet, i cili më 2008-n shpalli njëanshëm pavarësinë nga Serbia, e më vonë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha legjitimitet asaj.

Burime qeveritare, shkruan “ElPais”, vazhdojnë ta refuzojnë këtë formulë të ndarjes – veçanërisht pas procesit për pavarësi në Katalonjë – edhe pse pranojnë se nëse Serbia dhe Kosova arrijnë një marrëveshje “Spanja nuk do të kundërshtojë t’i japë entitetin ligjor territorit të vogël ballkanik”.

të fundit

Komandanti i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit pretendon se Teherani është “më i fortë sot sesa në fillim të luftës”

Komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit për Teheranin e Madh, pretendoi se Teherani është më i…

11 minutes ago

Rreth 4 orë në prokurori/ Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj del nga SPAK

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka dalë nga ambientet e SPAK pas 3 orësh e 45 minutash. Karçanaj është parë…

24 minutes ago

PD mblidhet të mërkurën, priten vendime të rëndësishme

Partia Demokratike pritet të mbledhë këtë të mërkurë Kryesinë e saj, në prag të Kuvendit Kombëtar që do të zhvillohet…

33 minutes ago

Oda Haliti, artistja nga Kosova do të performojë në “Lyon Biennale” – një nga eventet më prestigjioze ndërkombëtare të artit bashkohor

Producentja dhe njëherësh DJ, Oda Haliti do të performojë në edicionin e sivjetmë të Lyon Biennale, një nga ngjarjet më…

35 minutes ago

Akuza për ab*zim dhe shfrytëzim të bashkëshortes/ Prokuroria e Suedisë kërkon 10 vite burg për 62-vjeçarin

Prokuroria në Harnosand të Suedisë ka kërkuar një dënim prej 10 vitesh burg për një 62-vjeçar, i akuzuar se ka…

41 minutes ago

Moti bën kthesën e fortë nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime…

56 minutes ago