Categories: Uncategorized

Eliminoi britanikun gjatë punës, policia reagon për ekstradimin e shqiptarit në Angli

Ekstradohet drejt Britanisë së Madhe 24-vjeçari shqiptar, i kërkuar nga drejtësia për vrasje.

Falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve dhe bashkëpunimit me Interpol Tiranën, autoritetet britanike dhe Ambasadën Britanike në Tiranë, si dhe mbështetur në Konventën Evropiane të Ekstradimit, marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut, që plotëson Konventën e mësipërme, hyrë në fuqi në datë 19.07.2018 , për herë të parë është kryer ekstradimi nga Shqipëria drejt Anglisë i një shtetasi shqiptar, i kërkuar për vrasje.

Ekstradohet në Mbretërinë e Bashkuar shtetasi E. S., 24 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi E. S., më datë 17.04.2018, rreth orës 14:30 ka sulmuar pronarin ku punonte, shtetasin J. W., duke i shkaktuar atij vdekjen.

Pas kryerjes së vrasjes, E. S. është larguar nga territori i MB-së dhe është arrestuar në Shqipëri, me qëllim ekstradimi drejt Anglisë.

Ekstradimi i këtij shtetasi është bazuar në urdhrin që mban datën 05.01.2018, të Gjykatës së Magjistratëve në Westminster, Mbretëri e Bashkuar, pasi nga kjo Gjykatë është caktuar masë sigurimi “Arrest në burg “ për këtë shtetas, për veprën penale “Vrasja”, parashikuar nga legjislacioni penal britanik.

Ky shtetas ka bërë rekurs ndaj vendimit të lejimit të ekstradimit në shtetin britanik, por Kolegji Penal ka rrëzuar kërkesën e tij dhe është lejuar ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar.

të fundit

Liderët e Europës zbarkojnë në Tiranë/ Policia plan masash, ja rrugët dhe zonat që bllokohet

Ditën e sotme dhe nesër, Tirana do të jetë qendra e Europës. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama, në fjalimin…

21 minutes ago

U përfol se është shtatzënë, Alba poston foto me Limin

Alba Pollozhani dhe Lim Hoti, dy prej figurave më të komentuara të “Ferma VIP”, kanë ndezur rrjetin pas një postimi…

27 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 15 maj 2025, dollari amerikan, blihet me 87 lekë dhe shitet me 88.4 lekë. Euro, blihet me 97.8…

53 minutes ago

Parashikimi i motit 15 Maj 2025/ Kthjellime vranësira dhe rrebeshe shiu

Ditën e sotme në vendin tonë, depërtimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë Oqeanike, do të…

60 minutes ago

VIDEO/ Bolonja e mund në finale Milanin dhe çon trofeun pas 51 vitesh pritje

Bolonja është fituesja e këtij edicioni të Kupës së Italisë, pasi ka mundur në finale pas një ndeshje shumë të…

8 hours ago

Horoskopi 15 Maj 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Dite e qëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo gjë do shkoje për mrekulli dhe emocionet do jene…

9 hours ago