Pajtuesi i gjaqeve, Nikoll Shullani, i cili ndërmjetësoi për të liruar Jan Prengën pas rrëmbimit në janar të këtij viti, ka folur për mediat pas marrjes në pyetje nga SPAK.
Shullani treoi gadishmëri sa herë që SPAK ta thërrasë, ndërsa shtoi se hetuesi e kishte pyetur në rast se kishte dijeni se ku mund të ndodhej trupi i Prengës.
None found
“Unë jam i gatshëm sa herë të më thërrasë SPAK. Jam marrë në pyetje për një orë. Më kanë pyetur për ngjarjen e parë që kam ndërhyrë. Hetuesi më tha: ‘njerëzit kanë besim tek ti, a e di se ku është trupi?’.
I thash më vjen keq që ma bën këtë pyetje, nëse do ta dija ku është trupi i viktimës do kishim shkuar ta merrnin e t’ja çonim familjes. Jam përpjekur për t’i pajtuar familjet, por pa rezultat, gjendja është shumë e acaruar”, tha ai.
Nikollë Shullani, kryetar i shoqatës “Misionarët e paqes dhe pajtimit te gjaqeve” në Shqipëri, ka ndërhyrë për të patur një marrëveshje mes familjeve Prenga dhe Doçi por nuk ia arriti.
Më 17 janar të 2020 Jan Prenga u rrëmbye në Kamzë me automjet nga disa persona. Ai u dërgua në resortin e Altin Hajrit në Shijak dhe trupi nuk i është gjetur ende.
Deri më sot janë arrestuar Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton hajri, Festim Bixhdili dhe Ardian Doçaj. Nga ana tjetër dyshohet se konflikti fillon në Angli, aty ku vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga i cili i bllokoi një dërgese kokaine një tjetër shqiptari, Dritan Rexhepaj i cili ndodhet në burg në Ekuador.
Ky i fundit pasi Astrit Prenga i bllokoi 300 kg kokainë urdhëroi në Shqipëri që të merrej peng vëllai i tij i madh në formë presioni për të liruar ngarkesën por gjatë pengmarrjes Jan Prenga ndërroi jetë.
Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, intervistën e radhës e dha për emisionin 360 Shkallë…
Nga 600 deri në 700 foshnja lindin para kohe çdo vit në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup.…
Studentët mund të marrin zbritje shtesë në rrjetet e shitjes me pakicë përmes parave që u jepen për ushqimet e…