Gjykata e Tiranës ka nisur gjykimin për Esat Canin, motrën dhe ish-kunatin e tij, të akuzuar për vdekjen e Arben Gjeçit.
Ngjarja në kohën kur ndodhi shokoi gjithë opinionin publik.
Arben Gjeçi u godit me shufër hekuri nga Esat Cani një vit më parë, duke u plagosur për vdekje, ndërsa Elida Cani dhe Dëfrim Kurti, bashkëshortë, me veprimet e tyre penguan zbardhjen e ngjarjes.
Në seancën e djeshme, Gjykata pranoi gjykimin e shkurtuar për tre të pandehurit, nga e cila në rast fajësie, ata do të përfitojnë ulje të dënimit.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 24 janar të 2019-ës, ku sipas Prokurorisë, Esat Cani ka vrarë për çështje nderi Arben Gjeçin, i cili kishte një lidhje jashtëmartesore me motrën e tij, Elida Canin.
Sipas dosjes hetimore, ka qenë një udhëtim me furgon në tetor të 2018-s, që ka bërë që Esat Cani të dyshonte se viktima Arben Gjeçi kishte një lidhje jashtëmartesore me motrën e tij dhe për këtë arsye i ka ruajtur. Ky vëzhgim ka zgjatur deri në datën 24 janar, kur pasi kishte lënë punën dhe marrë shufrën e hekurit me vete, ishte pozicionuar pranë banesës së motrës për të parë nëse Gjeçi do ta takonte atë.
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar emrat e kabinetit të ri qeveritar! Në fjalën e tij në Asamblenë e PS, Rama…
Këtë të enjte, gjatë mbledhjes së asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama, ka nisur prezantimin e qeverisë së…
Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lëndë e dyshuar narkotike.…
Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS, ka zbuluar emrat e kabinetit të ri qeveritar!…
Këtë të enjte, kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste,…
Më shumë se 4,000 artistë filmash, përfshirë yje të shumtë si Tilda Swinton, Javier Bardem dhe Emma Stone, refuzojnë të…