Pak ditë më parë Rresheni u trondit nga vrasja mafioze e biznesmenit astriot Reçi në qendër të qytetit.
Pavarësisht hetimeve që vazhdojnë, zbardhja e kësaj ngjarje nuk duket të jetë e lehtë.
Autori i kësaj vrasje sipas burimeve, dyshohet se është i huaj.
Ai mund të ketë hyrë në Shqipëri disa ditë para se të kryhej vrasja dhe mund të jetë ndihmuar nga disa persona me të shkuar kriminale në Rrëshen, shkruan Mapo.
Autori ishte veshur si femër, kishte hyrë në një pallat 8-katësh dhe pikërisht në katin e 7-të, kishte thyer derën dhe ishte vendosur në një pozicion që kishte fushë-pamje të qartë drejt lokalit ku qendronte çdo ditë Kastriot Reçi.
Ai e qëlloi 47-vjeçarin poshtë zemrës dhe më pas hodhi snajperin ndanë pallatit dhe i maskuar u largua në këmbë, në mes të qytetit. Për shkak të veshjes, askush nuk dyshoi tek ai, madje policia në ato momente ndalonte vetëm burrat që ishin të pranishëm.
Pasi doli nga qyteti me maskimin perfekt si grua, autori e hodhi veshjen në një lokal dhe u largua i qetë nga Rrësheni (Dyshohet i ndihmuar nga dy persona të tjerë).
Ekzekutori sipas eskpertëve, mund të jetë një vrasës profesionist me pagesë. Policia shpreson që të gjejë gjurmë gishtash në armën ose rrobat e tij, por nëse është shtetas i huaj, atëherë do të jetë shumë i vështirë identifikimi.
Këshilltari amerikan i PD, Chris LaCivita ndodhet i ftuar në emisionin Top Story në Top Channel këtë të premte. Chris…
Kryesocialisti Edi Rama në mbyllje të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, u shpreh se Sali Berisha, bufi…
Partia Socialiste po mban këtë të premte mitingun përmbyllës në Tiranë, ku nga një fjalim të shkurtër e kanë mbajtur…
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe njëherësh dhe kreu i Partisë Demokratike ka falenderuar arkitektin e fushatës së tij, Chris LaCivita. Gjatë…
Kryesocialisti Edi Rama mbajti fjalën i fundit në mbyllje të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit në Tiranë.…
Të gjithë e dinë “dashurinë” që reperi Stresi ka për ish-kryeministrin Sali Berisha. Pavarësisht humbjeve, ai asnjëherë nuk ka kursyer…