Categories: Uncategorized

Ekspertja: COVID-19 po bëhet më agresiv, kemi transmetim komunitar të dendur

Agresiviteti i COVID-19 vijon të rritet në Shqipëri dhe këtë e tregojnë rastet e reja dhe numri i pacientëve, të cilët ndërrojnë jetë për shkak të komplikacioneve shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e saj theksoi se në 24 orët e fundit janë konstatuar 117 raste të reja, ndërsa 6 qytetarë kanë humbur jetën.

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP-së, Eugena Tomini tha në Euronews Albania se ditët e fundit, po konstatohet një përhapjen e dendur komunitare e rasteve me COVID-19. Sipas saj, virusi po shoqërohet me simptoma agresive dhe kjo është vënë re edhe tek grupmoshat e reja.

“Aktualisht në Shqipëri ka një transmetim komunitar, që do të thotë se kemi një transmetim të dendur dhe situatë serioze të paraqitjes së rasteve të COVID-19. Kemi transmetueshmëri të virusit, kemi prezencë të simptomave në mënyrë agresive dhe një situatë klinike serioze. Kjo është vënë re edhe tek grupmoshat e reja”, u shpreh ajo.

Ekpsertja e shëndetit u shpreh se simptomat aktuale të COVID-19 janë më agresive në krahasim me fillimin e epidemisë. Zonja Tomini tha se duke parë rastet aktuale, projeksionet tregojnë se ky trend i ashpërsisë së COVID-19 mund të vazhdojë të paktën edhe në tre javët e ardhshme.

“Kjo simptomatologji që është më agresive se në javët e para të pandemisë kur ne ishim edhe në një ndarje të theksuar mes njëri tjetrit për shkak të karantinës, sigurisht tani kjo është më e ashpër dhe pavarësisht parashikimeve që gjatë sezonit veror u parashikua një ulje, COVID-i ka paraqitur një tendencë në rritje të paktën në shtatë javët e fundit. Në tre javët e fundit kemi një intensitet të lartë të shfaqjeve së rasteve. Duke parë edhe transmetimin komunitar, projeksionet mund të themi se edhe në tre javët në vijim do të kemi të njëjtin trend të COVID-19”, shtoi ajo.

Duke treguar situatën në dy spitalet COVID në vend, znj. Tomini theksoi se strukturat janë në gatimshëri të plotë për të ndihmuar çdo qytetar të infektuar, i cili ka nevojë për trajtim klinik.

“Dy spitalet COVID janë me kapacitet të plotë për t’iu përgjigjur rasteve. Janë të dy spitalet në alert për të pritur pacientët. Duhet të forcojmë ndërgjegjësimin tek vetja për të respektuar masat e thjeshta dhe vendosjen e maskës në të gjitha ambientet e mbyllura. Nuk mund të themi për një mbyllje totale. Deri në këto momente ka numër shtretërish, ka respiratorë, janë rreth 256 respiratorë në gatishmëri dhe situata po monitorohet hap pas hapi”, theksoi ajo.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago