“Forca miqtë e mi! Natyra ka qenë gjithmonë aleati ynë më i fortë!”
Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka dhënë disa “lajme të mira” lidhur me pandeminë.
None found
Ai sqaron se virusi ka pësuar një mutacion të ri i cili po shkakton më pak klinikë dhe vdekje.
Reagimi i tij i plotë: “Ndrysho mënyrën se si i sheh gjërat dhe gjërat që sheh do të ndryshojnë” Cit. Wayne W. Dyer
Lajme të mira miqtë e mi!
Të gjithë ne, pavarësisht nga profesioni dhe edukimi, kemi dëgjuar gjatë javëve të kaluara se virusi ka pësuar një mutacion të ri (forma G614), i cili e bën më të transmetueshëm atë.
Që më datë 27 maj filluan raportimet për fenomenin e homoplazisë që po ndodhnin në këtë virus dhe që do të çonin drejt “zbutjes së tij” dhe “përshtatjes bartës-virus”. (link: https://www.facebook.com/iliralimehmeti11/posts/2964928926917630)
Forma G614 ishte e qartë që transmetohet më gjerë dhe është përgjegjës për shumicën dërrmuese të rasteve në nivel botëror, por shumë u çoroditën nga vdekjet (e shprehura në shifra absolute) që po shtoheshin.
Në fakt ky shtim ndodhi kryesisht nga dy faktorë: numri më i lartë i të infektuarve (në fakt numri relativ i vdekjeve ka rënë, OBSH tani deklaron se IFR = 0.6%) dhe nga heqja e masave shtypëse në shumicën e shteteve.
Por vetë virusi po shkakton më pak klinikë dhe vdekje dhe kjo vërehet edhe nga ky studim elitar i publikuar pak ditë më parë.
Studimi udhëhiqet nga Prof. Sandrasegaram Gnanakaran, ndoshta koka më e lartë e virologjisë strukturore dhe është kryer në laboratoret më të mira të virologjisë. (linku në fund të postimit)
Në këtë artikull tepër teknik, të cilin këshilloj ta lexojnë virologët dhe kërkuesit shkencorë, tregohet se struktura e proteinës “spike” të SARS-CoV-2 tashmë ka një konformacion “më të zbuluar” ose “të hapur”.
Pra, domeni i lidhjes me receptorin (RBD – receptor binding domain) ka dalë më në sipërfaqe.
Ky konformacion më i hapur e bën variantin G614:
më të aftë për t’u lidhur me receptorët ACE2, pra ka më shumë raste infektimesh.
por më të ndjeshëm ndaj efektit të antitrupat, që mund ta neutralizojnë atë duke ulur klinikën dhe vdekshmërinë.
Këto karakteristika shkojnë pikërisht në drejtim të fenomenit të homoplazisë, pra të “përshtatjes bartës-virus”. Por, duhet të presim më shumë prova dhe evidenca.
“…Specificikisht, ekspozimi i RBD-së rritet me rreth 40% (reziduet 438-506).
Kjo shoqërohet nga një ekspozim më i madh edhe i zonës së lidhjes së ACE2 edhe i epitopeve të RDB-së që shënjestrohen nga antitrupat.
Për shembull, ka një rritje rreth 64% të ekspozimit të rajonit të epitopit C105 kur RBD-ja është “e hapur”, në krahasim me orientimin “e mbyllur”, në të cilin ky rajoni është i varrosur nga proteinat dhe glikanet rrethuese.
Si rrjedhojë, në gjendjen e re, që favorizohet nga forma G614, epitopet kyçe të RBD-së janë më të aksesueshme se sa në formën D614…”
Forca miqtë e mi!
Natyra ka qenë gjithmonë aleati ynë më i fortë!
Besojini asaj!
Por, ndërkohë që Natyra zhvillon procesin e saj të ndërlikuar, ju mbrohuni dhe ruhuni duke respektuar këshillat dhe masat!
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT”.
Një debat i tensionuar është regjistruar në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë mes deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi,…
Futbolli dhuron emocione dhe rrallëherë ka emocione më të mëdha se ato që të dhuron ekipi kombëtar. Ndaj edhe festa…
Është vetëdorëzuar në Spanjë Eralbi Breçani, djali i ish-nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, i cili ishte shpallur në…
Pasi seanca plenare në Kuvend u rikthye për shkak të pushimit që mori si pasojë e tensioneve dhe përplasjeve në…
Mbrëmja e djeshme në spektaklin e “Big Brother VIP Albania 5” u shënua nga një moment tejet dramatik dhe i…
Arsi Bako, mbesa e fermerit Romir Zalla ishte e ftuar këtë të mërkurë në studion e Living Day në Vizion…