“Gjatë ditës së sotme kemi pezulluar shërbimin për 14 ditë që gjithë stafi të hetohet për çerdhen. Do zbatojmë gjithë protokollin…”
Zhaneta Beqiri drejtoreshë e kopshteve dhe çerdheve në Bashkinë Tiranë ka reaguar pas lajmit se në kryeqytet është mbyllur një çerdhe, për shkak se një pjesë e stafit rezultoi të jetë prekur nga koronavirusi.
Beqiri pas alarmit që u dha në media, bëri edhe sqarimin përkatës, duke thënë se për shkak të një rsasti është pezulluar puna për 14 ditë.
‘Ditën e djeshme operatori shëndetësor na ka bërë me dije që dyshohet për një rast. Kemi ndjekur të gjitha masat”, u shpreh ajo.
“Menjëherë morëm masat. E dezinfektuam për herë të tretë. Gjatë ditës së sotme kemi pezulluar shërbimin për 14 ditë që gjithë stafi të hetohet për çerdhen. Do zbatojmë gjithë protokollin.
Stafi do të karantinohet. Sot në çerdhe ka pasur 53 fëmijë”, theksoi mbi situatën drejtoresha e kopshteve dhe e çerdheve në Bashkinë e Tiranës.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga…
Njiheni prej vitesh, keni blerë gjithçka deri tani dhe jeni bosh nga idetë? Ose, njiheni pak dhe hezitoni sepse nuk…
Trajneri i Çelsit, Enco Mareska, ka folur për spekulimet që lidhin atë për një kalim të mundshëm në Mançester Siti.…
Mbremjen e djeshme, nisi edicioni i pestë i “Big Brother Albania VIP”, ku banorët e parë iu bashkuan shtëpisë së…
Prokuroria e Tiranës, ka shpallur në kërkim Eno Agasin, i cili është djali i xhaxhait të Ergys Agasit. Raaportohet se…
Mbrëmja e djeshme nuk ishte thjesht nata hapëse e spektaklit "Big Brother VIP Albania", por u shndërrua në një kujtesë…