Categories: Uncategorized

Edhe prostituonin edhe shisnin drogë, kush është tutorja shqiptare që drejtojnë trafikun në Itali

Katër nga nëntë anëtarët e organizatës kriminale që ushtronin prostitucion, vjedhje dhe trafikim droge kanë rënë në prangat e policisë italiane.

Mediat fqinje shkruajnë se hetimet për organizatën nisën në vitin 2016 dhe pjesë e saj ishin shqiptarë, rumunë, si dhe italianë.

Të lidhura

None found

Të arrestuarit

Mësohet se në krye të organizatës kriminale ishte shqiptarja e arrestuara, Liljana Shoshari, 35-vjeç, banuese në Rezzato. Dyshohet se Shoshari shfrytëzonte prostitutat dhe shiste drogë.

Gjithashtu mes të arrestuarve ishte shoferi si dhe personi që shpërndante vajzat në ‘vendet e punës’. Ai është shtetasi kalabrian, Ludovico Ratta, 61-vjeç, banues në Reggio Emilia. Ndërsa rumuni, Ionica Paun, 38-vjeç gjithashtu banor i Rezzato kishte për detyrë të gjente pozicionet më të mira në rrugë për vajzat që prostituonin.

Po ashtu është arrestuar edhe shqiptari, Emiljano Osmani, 27-vjeç, shok i drejtueses së grupit, i cili merrej me kontrollin e vajzave prostituta.

Në arrati 5 persona

Autoritetet fqinje bëjnë me dije se pesë personat e tjerë janë në arrati. Policia beson se të arratisurit janë jashtë vendit. Tashmë ata janë identifikuar dhe për arrestimin e tyre është angazhuar Interpoli.

Mësohet se personat në arrati janë rreth 21 vjeç, si dhe një çift që ishte banues i Reggio.

Por kush e mbështeti organizatën?

Mediat italiane shkruajnë se pas zbulimit dhe goditjes së organizatës kriminale duhet të kuptohet se kush e ka mbështetur atë për përdorimin e apartamenteve, ku vajzat çonin klientët.

Në rrugët e Reggio Emilia, më saktësisht në Via Emilia në kufirin me Parmas vajzat që prostituoheshin flisnin shqip, shkruan panorama.

Të dhënat tregojnë shfrytëzimin e një numri të madh vajzash midis moshës 20 dhe 30 vjeç, por karabinierët nuk përjashtojnë edhe përfshirjen e disa të miturve. Vajzat e reja u sollën nga Shqipëria dhe Rumania, në Brescia. Nga atje, të paktën një herë në ditë, por më shpesh dy ose tre, ata u sollën në Reggio Emilia për ‘të punuar’.

Gjithashtu ne disa raste vajzave i janë dhënë edhe disa kilogramë kokainë për t’i transportuar nga një qytet në një tjetër.

“Secila kishte detyra specifike” – shpjegoi Josè Ghisilieri, komandant i karabinierëve të Castelnovo Monti: “Ato ishin në gjendje të bënin qindra kilometra në ditë”.

Gjithashtu mësohet se njëri nga të arrestuarit më herët, kur edhe nisën hetimet, Leonard Keci ishte furnizuar me drogë nga shqiptarët Shoshari dhe Osmani, çka ndriti edhe dyshimet për ekzistencën e një organizate kriminale.

të fundit

Horoskopi 9 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…

6 hours ago

Kamberi announces the Albanian coalition’s victory: 10 seats on the National Council

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…

6 hours ago

More than 200,000 people protest in Amsterdam against Israel, demanding an end to arms sales

Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…

6 hours ago

Disturbing discovery in Athens: Woman’s body found inside an abandoned suitcase; here’s what investigators suspect

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…

6 hours ago

There is no excuse for my actions”/ Nvidia CEO admits affair with Chinese woman as company launches investigation into espionage suspicions

Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…

6 hours ago

Fermín López shënon dy herë në derbi, por nuk e sheh veten rival të Raphinhas për Pichichin

Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…

6 hours ago