Autori i vrasjes makabre në qytetin e Korçës dyshohet se është një person me probleme mendore, por ende nuk dihen shkaqet e vërteta të ngjarjes, pasi autori ka ndryshuar disa herë dëshminë.
Një tjetër version është se vrasja është një krim pasioni, pasi mësohet se autori ka pasur lidhje intime me bashkëshorten e viktimës.
Ndërkohë në polici janë shoqëruar edhe familjarët e viktimës për të bërë deklarime rreth ngjarjes.
Ngjarja e rënde e cila ndodhi në qendër të qytetit të Korçës ka për autor të dyshuar shtetasin Zamir Topi, i cili është arrestuar nga policia. Ndërsa viktimë ka mbetur 50-vjeçari Dashnor Osmani nga fshati Pustec
Ndërsa policia në njoftimin zyrtar thotë se ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit.
“Më datë 28.01.2020, në lagjen nr. 9, në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Z. T., 42 vjeç, banues në fshatin Pocestë, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin D. O., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Pocestë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë ku kanë kapur autorin e dyshuar, të cilin e kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme” njoftoi policia.
Ngjarja e rëndë ka tronditur qytetin pasi ka ndodhur në një zonë të populluar.
Me dhjetëra qytetarë u mblodhën rreth trupit të pajetë ndërsa pritej të zhvendosej në autoambulancë./oranews
Dashi Zjarri: 21 mars – 20 prill Horoskopi i Paolo Fox për nesër tregon një qiell që pulson me emocione…
Sezoni i ri i “Për’puthen” po troket, dhe lajmi se kësaj here nuk do të ketë kufi moshe u përhap…
Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka realizuar një sulm të suksesshëm në rrjetin hekurudhor të Rusisë, duke shkatërruar një pjesë të…
Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para…
Hedhësja e shtizës Elina Xhengo fitoi medaljen e saj të parë të artë në finalen e Diamond League në Zyrih,…
Një incident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Korçë. Një incident i cili për pak sa nuk i…