Categories: Uncategorized

“E vrau 5 minuta pasi u largua Policia”, kunata rrëfen si Jetmira u ekzekutua në sy të vajzës së mitur

Detaje nga krimi në familje i ndodhur ditën e djeshme në Bathore ka buluar e kunata e të ndjerës, Jetmira Hasanit.

Kunata është shprehur se gjatë ditës së djeshme ajo kishte shkuar për të ndihmuar Jetmirën për të tërhequr rrobat nga banesa, pasi ajo kërkonte që të kthehej te shtëpia e prindërve, raporton fax ëeb.

Tanushi nga ana e tij e kishte penguar, duke i mbajtur asaj një pjesë të sendeve, ndërkohë që në banesë kishte mbërritur edhe policia.

Ajo që është skandaloze në të gjithë këtë ngjarje të rëndë është fakti që policia edhe pse kishte të bënte me një familje me konflikte të vazhdueshme, nuk kishte tentuar të bënte asnjëherë një kontroll në banesë, ku Tanushi mbante edhe armë.

Edhe dje edhe pse Tanushi dhe Hasani ishin duke u konfliktuar mes tyre, ata janë larguar prej aty, duke lejuar që ngjarja të precipitonte deri në vrasjen e 34-vjeçares.

“Ne shkuam në shtëpi, me tërheq rrobat që kishte në shtëpi, Jetmira donte që të largohej. Nuk na la Agron Tanushi që të largoheshim nga shtëpia, mori në telefon Policinë, erdhi Policia nuk na lejoi Agroni që të merrnim asgjë nga shtëpia.

Nuk më lejonin mua që të hyja në shtëpi, Agroni nuk pranoi që të shkonte me Policinë në komisariat. Pas 5 minutash që ka ikur Policia ka ndodhur vrasja, si mos të bëjë një kontroll Policia me gjithë atë sherr që ka ndodhur aty. Këtu nuk ka shtet. Në momentin që ka ikur djali im ai ka nxjerrë automatikun dhe ka vrarë kunatën, na e ka drejtuar armën dhe mua dhe djalit të Jetmirës. Si mund të ikë Policia kur dy persona janë në debat e sipër?

Plumbi i parë e kapi Jetmirën në shpatull, vajza e ka parë të gjithë ngjarjen, kjo është trauma më e madhe në jetën e saj. Jetmira kishte 5 vite që ishte e divorcuar, rrinte në shtëpi pasi vajza kishte pjesën e saj në shtëpi, ia kishte dhënë gjykata”, është shprehur kunata.

Kunata sqaron se Jetmira nuk kishte më asnjë kontakt me ish-bashkëshortin e saj, i cili ndodhet në emigracion, ndërkohë që vajza e viktimës ka parë të gjithë skenën, dhe gjendja e saj psikologjike është majft e rënduar.

Tashmë ajo po qendron me familjarët e së ëmës, ndërkohë që pritet të mbahet nën trajtim psikologjik.

të fundit

Rubin flet për takimin me Krasniqin në Bruksel më 1999, tregon se çfarë i kishte kërkuar

Në pjesën e dytë të gjykimit në Dhomat e Specializuara të Hagës, James Rubin ka vazhduar të merret në pyetje…

7 minutes ago

Kuvendi rikthehet nesër me dy seanca plenare, ja rendi i ditës

Ditën e nesërme do të zhvillohen dy seanca plenare në Kuvend. Sipas rendit të ditës, mbledhja e parë është kërkuar…

8 minutes ago

Conor McGregor tërhiqet nga gara presidenciale e Irlandës

Ish-kampioni i UFC-së, Conor McGregor, është tërhequr nga zgjedhjet presidenciale të Irlandës dhe është ankuar se rregullat e nominimit pengonin…

40 minutes ago

Këngëtarja festoi ditëlindjen/ Kjo është dhurata më e veçantë që Egli Tako mori në festë

Ish-banorja e Big Brother Vip Albania 4, Egli Tako, po feston sot ditëlindjen e saj mes surprizave të shumta nga…

51 minutes ago

BE-ja shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë teksa Trump kërkon të mos blihet nafta ruse

Komisioni Evropian do t’ua paraqesë javën e ardhshme 27 vendeve anëtare të BE-së një propozim për paketën e re të…

54 minutes ago

I dënuar me burg përjetë/ Aldo Bare kërkon uljen e masës për sjellje të mirë

Ish-kreu i bandës famëkeqe të Lushnjës, Aldo Bare vijon betejën e tij për të kërkuar ulje të dënimit për sjellje…

56 minutes ago