Akoma po u gjet një zgjidhje dhe një vaksinë për koronavirusin e ri, COVID-19, në mediat botërore u bë lajm me shpejtësi një tjetër virus, Hantavirus. Në këto ditë të vështira, njerëzit e morën shumë seriozisht duke krijuar panik.
Ngjarja
None found
Në provincën e Yunnan ka vdekur një person teksa po shkonte në provincën Shandong me autobus, ku ndodheshin edhe 32 persona të tjerë.
Ky lajm është postuar fillimisht nga “Global Times” në Tëitter. Personi që ka vdekur është testuar dhe ka dalë pozitiv me hantavirus.
Për çfarë është në të vërtetë Hantavirusi?
Hantaviruset janë një familje e viruseve të përhapura kryesisht nga minjtë dhe mund të shkaktojnë sindromat e larmishme të sëmundjes tek njerëzit në të gjithë botën.
Por si përhapet “Hantavirus” dhe a jemi të rrezikuar si nga COVID-19?
JO! Hantavirusi transmetohet nga minjtë tek njeriu dhe jo nga njeriu në njeri. Shërbimi i Shëndetit Publik në Kanada thotë se sëmundja mund të shkaktohet nga thithja e grimcave të virusit nga urina e brejtësve ose pështyma.
Sëmundja mund të shkaktohet kur një person bie në kontakt me virusin duke prekur objektet ose duke ngrënë ushqim ose pështymë që është lëshuar në ajër dhe pretendohet se një kafshim miu mund të shkaktojë sëmundjen në rrethana të rralla.
Hantavirus ka një periudhë të shkurtër inkubacioni dhe mund të rrijë te një njeri nga një deri në tetë javë.
Simptomat përfshijnë: ethe, lodhje dhe dhimbje muskujsh, të dridhura të trupit, dhimbje barku, dhimbje koke, marramendje, të vjella dhe diarre.
Hantavirusi ka ekzistuar prej shekujsh por u emërtua gjatë luftës SHBA-Kore në vitet `50.
100 mijë veta sëmuren me Hantavirus çdo vit dhe nuk ka asnjë rrezik që ky virus të ketë përhapje apo viktima në mase tek njerëzit, përderisa nuk i hani apo nuk i puthni. /albeu.com/
Ervin Salianji ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se Shërbimi Informativ i Shtetit…
Në moshën 18-vjeçare mahniti Anglinë me fanellën e Manchester Unitedit, shënoi në Kupën e Botës dhe fitoi medaljen e bronztë…
Aktivisti Arben Kola dhe Dritan Goxhaj janë shoqëruar nga policia. Sot mbahet protesta e 135 kundër qeverisë. Gjatë fjalimeve dhe…
Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka përshëndetur nisjen e punimeve për autostradën Bukojçan–Kërçovë, duke e cilësuar këtë projekt si një…
Lutfi Haziri nga LDK derisa ka deklaruar se viti 2027 është vit i LDK-së ngase janë zgjedhjet e rregullta mandatore. Ai…
Pierre Kalulu ka zgjuar interesimin e disa gjigantëve evropianë, ndërsa Juventusi po punon për t’ia vazhduar kontratën dhe për ta…