Mjeku Pëllumb Pipero, ka komentuar në emisionin Rudina infektimin e Trump, gjestin kur presidenti hoqi maskën sapo arriti tek Shtëpia e Bardhë dhe a ishte normale dalja e tij kaq herët nga spitali.
Pëllumb Pipero: Historia po provon që ky virus nuk përjashton asnjë, fakti i infektimit të Trump e vërteton më së miri këtë gjë.
Mjekimin e Donald Trump nga një personel mjekësor shumë i përgjedhur dhe faktin që ai rifilloi kaq shpejt punë, e konsideroj sukses në mjekësi.
Përsa i përket maskës e vlerësoj si akt të momentit që presidentit do të tregojë se ai është i shëruar plotësisht dhe e mundi koronavirusin, dëshmon që ne nuk duhet të kemi frikë, por kujdes. Gjestin e vlerësoj pozitiv.
Rudina Magjistari: A ishte e sugjerueshme që ai të dilte kaq shpejt nga spitali?
Pëllumb Pipero: Ne jemi mësuar të shohim jo vetëm deklarata, por edhe veprime në politikë përsa i përket aplikimit të medikamenteve dhe mjekimeve. Nuk dimë shumë gjëra para se Trump të shfaqte shenja.
Mjeku ka treguar se e hëna do jetë vendimtare për gjendjen e Trump dhe mendoj që mund të ketë qenë i infektuar që 8 ditë më parë.
Trump duhet të ketë qenë i sëmurë ditë më parë, para se të merrej vesh nëpër media. Tani ai duhet të punojë me maskë, të kufizojë takimin me stafin. Trajtimi i tij rezultoi efikas dhe me sukses.
Rudina Magjistari: Mendon se do infektohet Trump për herë të dytë?
Pëllumb Pipero: Jo, sepse shanset janë 1 në 1 milion banorë siç kemi dëgjuar deri më tani.
Pak minuta më parë, një plagosje me mjet prerws (thikë) ka ndodhur në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se…
Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…