Një histori tronditëse për një grua 41-vjeçare gjermane e cila ka përfunduar në duart e një tutori grek, pas njohjes në rrjetet sociale.
37-vjeçari grek ra në prangat e agjentëve të Krimit të Organizuar, të martën në Acharnon.
None found
Gruaja që arriti të shpëtonte nga rrjeta e prostitucionit ka treguar me detaje historinë e “dashurisë” që filloi në Mars përmes Facebook dhe përfundoi në një makth në një apartament në qendër të Athinës.
Ajo i tha policisë se e njohu 37-vjeçarin përmes rrjeteve sociale.
Ata kishin kontakte të përditshme dhe sipas gruas, ishte zhvilluar një marrëdhënie besimi.
Burri nga Greqia i fliste asaj me butësi dhe e bëri të ndjejë se donte të kishte një lidhje serioze me të.
Kështu që, ajo e besoi dhe vendosi të ndërmarrë hapin e madh dhe të shkojë në Greqi.
Sapo zbriti në tokën greke, ajo u përball me një realitet të tmerrshëm.
Ai i rrëmbeu pasaportën gjermanes dhe e mbylli në një apartament, shkruan Panorama.
Por nuk mbaroi me kaq. Ai krijoi edhe një profil për të në një faqe ku lihen takime për seks, duke ndryshuar moshën e saj. Një profil aktiv, siç shihet nga fotot e publikuara nga Protothema. Por kohët e fundit, për shkak të masave kufizuese nga koronavirusi, numri i postimeve ishte ulur.
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës.…
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe këtë të mërkurë thirrjen për dialog drejtuar studentëve, të cilët prej disa javësh vijojnë…
Barcelona ka mposhtur Aston Villan me rezultat 3-0 në raundin e katërt të Ligës së Kampionëve, por fitorja është shoqëruar…
Drita dhe Prishtina do të luajnë sot (e mërkurë) mes vete në ndeshjen e mbetur të vlefshme për xhiron e…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla ka bërë të ditur se është goditur një grup kriminal ndërkombëtar dhe kjo…
Liga e Kampionëve vazhdon sonte (e mërkurë) me nëntë ndeshje të xhiros së katërt të fazës së ligës, ku në…