Një histori tronditëse për një grua 41-vjeçare gjermane e cila ka përfunduar në duart e një tutori grek, pas njohjes në rrjetet sociale.
37-vjeçari grek ra në prangat e agjentëve të Krimit të Organizuar, të martën në Acharnon.
Gruaja që arriti të shpëtonte nga rrjeta e prostitucionit ka treguar me detaje historinë e “dashurisë” që filloi në Mars përmes Facebook dhe përfundoi në një makth në një apartament në qendër të Athinës.
Ajo i tha policisë se e njohu 37-vjeçarin përmes rrjeteve sociale.
Ata kishin kontakte të përditshme dhe sipas gruas, ishte zhvilluar një marrëdhënie besimi.
Burri nga Greqia i fliste asaj me butësi dhe e bëri të ndjejë se donte të kishte një lidhje serioze me të.
Kështu që, ajo e besoi dhe vendosi të ndërmarrë hapin e madh dhe të shkojë në Greqi.
Sapo zbriti në tokën greke, ajo u përball me një realitet të tmerrshëm.
Ai i rrëmbeu pasaportën gjermanes dhe e mbylli në një apartament, shkruan Panorama.
Por nuk mbaroi me kaq. Ai krijoi edhe një profil për të në një faqe ku lihen takime për seks, duke ndryshuar moshën e saj. Një profil aktiv, siç shihet nga fotot e publikuara nga Protothema. Por kohët e fundit, për shkak të masave kufizuese nga koronavirusi, numri i postimeve ishte ulur.
Modelja dhe influencuesja Xheneta Fetahu ka reaguar pa dorashka ndaj një komenti të lënë nga një ndjekëse në rrjetet sociale,…
Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë "Detyrim paraqitje" për Krenar Velaj, drejtuesin e gomones, i cili plagosi një…
Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka konfirmuar ambicien e tij për të fituar çmimin prestigjioz “Topi i Artë”, duke theksuar…
Në një pamje që tronditi shumëkënd, Vishwash Kumar Ramesh, i vetmi që arriti të mbijetojë nga përplasja fatale e avionit…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demonratike, Gazment Bardhi ndodhet në Strasburg, ku ka marrë pjesë në takimin e 19-të…
Ish-drejtori për çështjet evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Charles Kupchan, ka vlerësuar se kryeministri në detyrë i…