Categories: Uncategorized

E rrëmbyen mes Kamzës, zbulohet arsyeja pse u zhduk pa asnjë gjurmë 49-vjeçari

Jak Prenga është 49-vjeçari i marrë peng një ditë më parë në qytetin e Kamzës ndërsa ende nuk ka asnjë informacion mbi vendodhjen e tij apo nëse është gjallë apo jo, por kanë dalë detaje të reja për të cilat mësohet se janë edhe një nga pistat kryesore të hetimit nga ana e policisë.

Prenga kishte blerë një makinë disa kohë më parë shumën e parave me të cilat e kishte bërë të tijën nuk e kishte shlyer të gjithën, ndërsa dyshimet e policisë janë se kjo mund të jetë edhe arsyeja e pengmarrjes së tij nga dy persona të maskuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “London” rreth orës 11:45 të ditës së djeshme, ndërsa skena është regjistruar edhe nga kamerat e sigurisë së biznesëve në zonë, të cilat janë sekuestruar, por që identifikimi i autorëve ka qenë i vështirë për shkak se kanë qenë të maskuar.

Qytetarë të shumtë e kanë parë ngjarjen për të cilën thonë se dy persona e kanë marrë Prengën me forcë pas një debati mes tyre duke e futur në makinë dhe më pas janë larguar me shpejtësi, shkruan fax web.

Ndërkohë që pista kryesore për të cilën dyshon policia është ajo për borxhe, nga ana tjetër mendohet se autorët bashkë e pengun në makinë janë larguar drejt Fushë-Krujës në vendin e njohur si “Ura e Gjolës”, por ende nuk ka gjurmë që të mund të çonin në gjetjen e tyre.

të fundit

Armë, dokumente false dhe vula në banesë, arrestohet shqiptari në Greqi (EMRI)

Pas një operacioni të policisë greke në Thrakomakedones të Athinës, është arrestuar një 32-vjeçar nga Saranda. Policia ka kryer kontroll…

11 minutes ago

Ceremonia e përurimit/ Papa Leoni XIV: Vij para jush si një vëlla që do t’ju shërbej në besimin dhe lumturinë tuaj (VIDEO)

Papa Leoni XIV, ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë së përurimit si kreu i Vatikanit. Papa tha se vjen…

40 minutes ago

Në Vatikan zhvillohet mesha e inaugurimit të Papa Leo XIV, mijëra besimtarë ndjekin ceremoninë

Ditën e sotme, Papa Leo XIV inaugurohet në një meshë në Sheshin e Shën Pjetri, duke shënuar kështu edhe fillimin…

1 hour ago

Luiz Ejlli reagon ashpër pas humbjes së Zjerm në Eurovision: Pikë që ndahen sipas pasaportës…

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Luiz Ejlli, ka reaguar përmes një postimi në Instagram, lidhur me…

2 hours ago

Kukësi mbyll numërimin e votave të diasporës për subjektet dhe kandidatët

Kukësi është qarku i parë në vend që ka mbyllur numërimin e votave të diasporës. Vota e diasporës ka ndryshuar…

2 hours ago

Krimet Zgjedhore/ Policia njoftim zyrtar për kontrollin ndaj Elvis Roshit: Iu gjetën fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, i është sekuestruar telefoni ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, si pjesë e hetimeve për…

2 hours ago