Categories: Uncategorized

E quajti maskarallëk, Rama pranon një nga propozimet e Bashës për pensionistët

Situata e krijuar në vend nga pandemia e koronavirusit vazhdon të mos i sheshojë divergjencat politike maxhorancë-opozitë.

Tetë propozimet e kreut të opozitës, Lulzim Basha një ditë më parë u hodhën poshtë nga Kryeministri Edi Rama, i cili i quajti ato si “maskarallëk”.

Por ditën e sotme, kryeministri ka lajmëruar se do të zbatohet disa masa për t’u ardhur në ndihmë të moshuarve, në mënyrë që këta të fundit të mos dalin nga shtëpia për të blerë ushqime apo ilaçe, por ato do t’u dërgohen në shtëpi.

Këtë nismë e ka propozuar një ditë më parë Lulzim Basha, i cili në një konferencë ka thënë se: “Kemi propozuar këtë paketë mbështetëse qeverisë:

1. Furnizimin me ushqime dhe detergjent te të gjithë familjeve qe janë ne pamundësi ekonomike, duke përfshire qindra familje qe po jetojnë ne çadra dhe ne kushte aspak te favorshme si pasoje e tërmetit.

2. Mundësi për të furnizuar me ushqime të moshuarit që jetojnë vetëm dhe janë më të rrezikuarit nëse dalin në rrugë”, theksoi Basha.

Ndërkohë që kryeministri Rama ditën e sotme ka propozuar se po përgatitet ndalimi total i lëvizjes së moshave të mëdha nga shtëpia.

“Pensionistët kryefamiljarë në qytete duhet të shërbehen me vajtje-ardhjet për shpezat ushqimore dhe farmaceutike nga fëmijët e tyre, shkruan Panorama.

Ata që nuk i kanë fëmijët në të njëjtin qytet, do të shërbehen nga shteti përmes skuadrave të përbashkëta të bashkive dhe qeverisë!”, ka deklaruar Rama sot, duke miratuar në nga prej nismave të Bashës.

të fundit

BËHUNI GATI! Eklipsi diellor më 21 shtator sjell ndryshime të fuqishme për 4 shenja të zodiakut

Ky eklips sjell energji të fuqishme pastrimi dhe fillimesh të reja. Virgjëresha lidhet me rendin, shëndetin, zakonet e përditshme dhe…

2 hours ago

Elhaida Dani, tre bashkëpunime të mëdha në një album

Pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe një pune të mbajtur në fshehtësi për më shumë se një vit, Elhaida…

2 hours ago

HOROSKOPI I SË SHTUNËS/ Beqarë të këtyre dy shenjave, një takim i jashtëzakonshëm mund t’jua kthejë jetën përmbys

Dashi Do ketë ngjarje te jashtëzakonshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do jete ndryshe…

2 hours ago

FOTOLAJMI/ Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit

Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…

3 hours ago

Sulmet izraelite në Doha, Presidenti Trump njofton takimin me kryeministrin e Katarit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me kryeministrin e Katarit, Mohammed Abdulrahman Al Thani, në një darkë zyrtare…

3 hours ago

Ministrja virtuale “Diella” ndez debat: A po shkelet Kushtetuta?

Që nga momenti kur kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në Asamblenë Kombëtare të PS-së, krijimi i ministres virtuale të Inteligjencës…

3 hours ago