Categories: Uncategorized

E paguajnë shtrenjtë, por tiranasit nuk do të kenë ujë në fundjavë

Qytetarët e Tiranës duhet të mbushin ujë për dy ditë pasi nuk do të kenë ujë në fundjavë.

Kjo për shkak të fazës finale të investimit në Bovillë ku do të kryhen lidhjet e pikave të takimit midis Ujëmbledhësit të Bovillës dhe impiantit të trajtimit të ujit.

Të lidhura

None found

Zv.Drejtoresha e Përgjithshme e UKT, Evis Gjebrea kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, ndërsa thekson se të Hënën do të nisë furnizimi normal i Tiranës urbane, shkruan Scan tv.

“Ne kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve të Tiranës, pasi punimet do të fillojnë herët në mëngjes ditën e shtunë dhe do vazhdojnë edhe përgjatë të dielës.

Ky është një projekt gjigand që ndodh një herë në 20 vjet dhe prandaj i kërkojmë qytetarëve të marrin masa për të siguruar ujin e nevojshëm këto dy ditë.

Ditën e hënë ne presim normalizimin e situatës, flasim këtu për zonat urbane dhe jo për ato rurale.”

Gjebrea sqaron se ky investim gjigand dyfishon sasinë e ujit që shkon për trajtim në impiantin e Bovillës si dhe do të rrisë ndjeshëm orët e furnizimit me ujë për kryeqytetasit.

“Bëhet fjalë për një rritje të kapaciteti me 30% që përpunon ujin në impiantin e Bovillës dhe do ketë rritje të ndjeshme të orëve me furnizimit me ujë dhe muaji qershor është momenti kur do të kryhen testime teknike, pra neovjitet një muaj kohë pasi Tirana është e ndarë në disa zona dhe linjat tona të furnizimit me ujë janë të ndara në disa zonë.

Deri sa të kryhet ky testim përgjatë muajit qershor ne nuk mund të dalim me një shifër ekzakte të shtimit të orëve dhe do flasim pas qershorit për një shifër të tillë. Po flasim për një impiant që furnizon rreth 80% të qytetit.”

Ndërkaq, UKT ka në proces edhe investime të tjera strategjike të cilat synojnë që të përmirësojnë shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët e Tiranës, duke iu përshtatur zgjerimit që ka pësuar kryeqyteti.

të fundit

Dotsova: Shkupi duhet të përmbushë konsensusin evropian të vitit 2022 për të vijuar procesin drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit të Bullgarisë, Mihaela Dotsova thotë se Maqedonia e Veriut duhet të zbatojë konsensusin evropian të vitit 2022…

7 seconds ago

Atletico ngre tonet ndaj Barcelonës: Alvarez nuk largohet, Gil paralajmëron padi në FIFA

Drejtori i Atleticos së Madridit, Miguel Angel Gil, ka shpërthyer me kritika ndaj Barcelonës për interesimin e saj ndaj Julian…

31 seconds ago

I jep fund qëndrimit te Bylisi, Ionut Gurau rikthehet në Rumani dhe firmos me Botosanin

Ionut Gurau Ionut Gurau nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Bylisit [...]Read More...

7 minutes ago

Rama shkon në selinë e PS për takimin me drejtuesit politikë të qarqeve

Kryeministri dhe njëherësh kreu i PS, Edi Rama këte të mërkurën ka mbërritur në selinë e Partisë Socialiste ku do…

8 minutes ago

Ibrahimovic ironizon deklaratën e Ronaldos pas dopietës me Portugalinë: Mendova se nuk ishte larguar kurrë

Cristiano Ronaldo është rikthyer në qendër të vëmendjes pasi shënoi dy herë në fitoren e Portugalisë ndaj Uzbekistanit, me pretendimin…

13 minutes ago

Pas mbi shtatë javësh bllokimesh, mbyllen protestat dhe hapen rrugët në Bolivi

Të martën morën fund bllokadat rrugore që kishin bllokuar Bolivinë për më shumë se shtatë javë, njoftuan autoritetet, pas protestave…

13 minutes ago