Ditën e sotme Presidenti Ilir Meta organizoi para Presidencës manifestimin për “mbrojtjen e Kushtetutës”.
Gjatë manifestimit, Meta mbajti në dorë flamurin shqiptar dhe atë amerikan.
None found
“Nëse grushti i shtetit, nuk e merr seriozisht këtë dekret, unë e jap fjalën, se pas datës 15 mars, unë Ilir Meta atë dekret nuk do ta firmos këtu, por në mes të Parlamentit, atje, në mes të krimit…”
Pas këtij veprimi, ambasadorja amerikane në Shqipëri deklaroi se është surprizuar nga flamuri amerikan në mafifestim, duke theksuar se SHBA nuk e mbështet këtë lloj manifestimi.
Pas kësaj kritike, ka reaguar vetë Meta duke zbuluar arsyen pse flamuri amerikan ishte pjesë e këtij manifestimi.
“Unë nuk e kam Amerikën të parën, të parën gjithmonë do të kem Shqipërinë.
Por Amerikën e kam të dytën dhe jam gati për hir të asaj që Amerika ka bërë për ne, për shqiptarët kudo, të bëj çdo gjë për Amerikën që nuk dëmton Shqipërinë dhe shqiptarët.
Këtë flamur e mora pasi kanë ardhur me dhjetëra dhe me qindra shqiptarë nga Amerika. Kanë lënë punët e tyre. Këtë flamur e ngrita në respekt të gjithë miqve tanë të mëdhenj në Amerikë.
Ta kalojmë tek betimi, për betimin duhet flamuri i Shqipërisë, flamuri Kuq e zi”, tha ai. /albeu.com/
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka zyrtarizuar vendimin për të rikandiduar për një mandat të tretë në krye të Bashkisë…
Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin…
Kohë “Halloween” dhe protestash. Një person i maskuar si Batman është shfaqur në mes të protestave masive që kanë përfshirë…
Ulja e çmimeve është prioriteti kryesor energjetik për më shumë se gjysmën e shqiptarëve, por kjo nuk pengon mbështetjen për…
nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…
Qytetarët e Bullgarisë votojnë këtë të diel në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një proces të shoqëruar nga…