Mirsade Krasniqi, ishte vetëm 15 vjeç në kohën e luftës. Për vite me rrallë ajo ka mbajtur shënime rreth makthit të jetuar nën krismën e armëve në një moshë delikte, në adoleshencë, dëbimin nga atdheu.
Ajo thotë se nuk ka preferuar deri më sot ta rrëfejë, por e ndodhur përballë ekspozitës e cila shpreh plagët e luftës e kujton kështu atë kohë.
“Kur më tha hezitova shumë se është një pjesë shumë e ndjeshme e jetës, që hezitoj shumë herë të flas, e kam përjetuar vetë tmerrin dhe e di se…Kam qenë rreth 15 vjeç. Të gjithë u bëmë gra në shami në kokë, që të mos biem në sy, të ulnim kokën. Ka qenë pjesa më e dhimshme e jetës sime”, thotë ajo.
Ajo çfarë kujton nga lufta Marsida, është fytyra e prindërve të saj të cilët e gdhinin ditën mbi kokat e 6 fëmijëve.
“Ne jemi nisur për të ardhur në Shqipëri, dhe përpara fshatit ishte autokolona e ushtrisë serbe dhe ka filluar të gjuajë. Gjatë rrugës na kanë kthyer, kemi ndenjur 7 ditë në një fshat të Gjakovës. Pastaj na kanë kthyer në shtëpi, sepse NATO vazhdonte t’i gjuante ushtrisë serbe. E kujtoj me shumë dhimbje fytyrat e pridërve. Sa herë na ka dalë gjumi natën, i kemi parë mbi kokat tona”, shprehet ajo.
Vëgimet, kujtimet dhe rrëfimet e asaj kohe , ajo i gërvisht edhe pse i shkaktojnë dhimbje. Por ajo është e bindur se rrëfimi ëshët çlirim. Ato i ka përmbledh edhe një libër dedikuar gruas.
E cilëson veten me fat , ku nga lufta familja e saj nuk pati humbje njerëzore, siç i ka ndodh miqve të saj Marside Krasniqi thotë se numri i grave e vajzave të përdhunuara në kohen e luftës është shumë i madh, shumë pak prej tyre janë bërë publike, për shkak të mentalitetit.
Kësaj here ajo i sjell në formë artistike disa copëza historish dedikuar femrës, por ajo pranon se po punon për një libër bazuar në dëshmi dhe dokumente për gratë e dhunuara gjatë luftës. Ambasada e Kosovës në Tiranë dhe Muzeu Historik organizuan ekspozitë fotografike ku dëshmohen plagët e luftës në kuadër të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës./abcnews
Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…
Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…
Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…
Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…
Ditën e sotme, përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe…