Categories: Uncategorized

E lindi pas hekurave të burgut, nënë e bijë takohen pas 40 vitesh

Emisioni “Pa Gjurmë” realizon takimin e rrallë dhe emocionues të Dashuri Begaj me vajzën e saj Migena.

Ky takim ndodhi në ambientet e Report Tv, pa praninë e kamerave. Nëna biologjike i ulet në gjunjë të bijës dhe nënës birësuese duke shpërthyer në lot.

Dashuri Begaj prej 4 muajve kërkonte në emision të bijën, që e kishte sjellë në jetë në vitin 1980 në burgun e Belshit.

Fatkeqësisht, kjo nënë pasi kreu dënimin, u internua nga sistemi i asaj kohe dhe nuk mundi dot kurrë të mësonte kush ishte familja birësuese e vajzës së saj.

Stafi i “Pa Gjurmë” nisi kërkimet dhe zbuloi dosjen e foshnjës me emrin Migena Begaj. Vajza pasi kishte lindur ishte dorëzuar në shtëpinë e fëmijës Tiranë dhe në moshën 1-vjeçare ishte transferuar në shtëpinë e fëmijës Shkodër. Në vitin 1983 ishte birësuar nga një çift në kryeqytet.

Dashuri Begaj- O Zot, ju jeni Migena ime?

Migena – Të lutem, mos u ul në gjunjë, më lër të të përqafoj!

Dashuri Begaj– Nuk e besoj që po të shikoj, nuk e besoj qe të gjeta !

Migena– Zonja Dashuri po të prezantoj me mamin tim. Kjo është nëna që më rriti, ndërsa ky është bashkëshorti im dhe kemi dy vajza.

Dashuri Begaj– Juve zonjë, uroj të merrni nga ditët e mia, nuk e besoni sa mirënjohëse jam ndaj jush. Nuk e di çfare të them….po më rreh zemra fort!

Nëna birësuese e vajzës: Unë jam e lumtur që më në fund vajza ime takoi nënën biologjike. Ndiej dhembje, por koha do më shërojë plagët.Ky takim vazhdoi edhe pas programit, ku të dyja palët vazhduan biseda të gjata së bashku dhe padyshim shkëmbyen numrat e telefonit, për të mos e humbur më kurrë njëra-tjetrën.

Me 2 korrik, “Pa Gjurmë” realizoi një lidhje telefonike mes Dashurie Begajt dhe një vajze që mendohej se ishte bija e saj, pasi përputhej data e lindjes dhe ngjasheria fizike. /shqiptarja.com

të fundit

Artan Hoxha: Filmimet në zyrën e Agasit vërtetuan se AKSHI ishte ‘kopshti personal’ i Edi Ramës

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me hetimet për skandalin e AKSHI-t, duke theksuar se pamjet e…

11 minutes ago

Bebe Rexha nis një kapitull të ri/ Çfarë po planifikon ylli i pop-it?

Ylli i muzikës pop, Bebe Rexha, ka nënshkruar një marrëveshje të re menaxhimi, duke shënuar një fazë të re në…

54 minutes ago

Moti i keq godet Italinë, stuhi shiu dhe dëbore nga veriu në jug! Përmbytje, erë me 100 km në orë dhe anulime të fluturimeve

Italia është goditur sot nga moti i keq, me stuhi të forta ere dhe shiu, si dhe reshje dëbore dhe…

1 hour ago

Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 20-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”.…

2 hours ago

“Çadra 2” te Kryeministria, Adriatik Lapaj thirrje për t’ju bashkuar protestës: Të dalim në shesh

Protesta e “Shqipëria Bëhet” vijon prej më shumë se 18 ditësh. Edhe këtë të enjte i vendosur përpara kryeministrisë, Adriatik…

2 hours ago

E papritur në Big Brother VIP Kosova/ Vajzat nuk përmbahen më, Dolce godet Albën

Një situatë tensioni është shënuar në shtëpi mes Dolces dhe Albës, pas një debati verbal që u zhvillua gjatë bashkëjetesës…

3 hours ago