Categories: Uncategorized

E kishte edhe mjeku që ndërroi jetë, cila është sëmundja shoqëruese që kishte 21-vjeçarja

Prej disa javësh, Shqipëria po numëron shifra të larta rastesh positive me koronavirus dhe të shumtë janë edhe pacientët që kanë humbur betejën me Covid-19.

Ndryshe nga çfarë u vu re në periudhën e izolimit, kur rastet e shtruara në infektiv paraqisnin probleme të rënda respiratore, në dy javët e fundit, víktimat raportohen se vuanin nga sindromi metabolik ose ndryshe çrregullimet metabolike.

Rasti më i fundit, është ai i sotmi, një 21-vjeçareje nga Tirana, ndërsa dyshime hidhen dhe për mjekun Arjan Pushi që humbi jetën si pasojë e Covid 19. Burimet thanë se shkak mund të ketë qenë çrregullimi metabolik, pasi mjeku nuk raportonte sëmundje kronike.

Por çfarë është sindromi metabolik?

Mjekja pathologe në shërbimin parësor, Mirela Dhame thotë se gabimisht çrregullimi metabolik lidhet me obezitetin por kjo patologji nuk ka të bëjë me peshën sesa më stilin e të ushqyerit të personit të prekur, shkruan Shqip.

“Mund të jesh 100 kg dhe nuk ke asnjë çrregullim metabolik dhe mund të jesh 50 kg dhe vuan të gjitha parametrat që të çojnë drejt sindromit metabolik. Në përgjithësi sëmundjet endokrine dhe diabeti shoqërohen me çrregullim metabolik”, thotë mjekja Dhame.

Në literaturën mjekësore, çrregullim metabolik apo sindroma metabolike është një grup i gjendjeve – presioni i lartë i gjakut, sheqeri i lartë në gjak, yndyrë e tepërt trupore rreth belit, dhe nivelet e larta të kolesterolit ose triglicerideve – që paraqiten së bashku, duke rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe diabetit.

“Duke pasur vetëm një nga këto gjendje nuk do të thotë që keni sindromë metabolike. Megjithatë, cilado nga këto gjendje rrit rrezikun e sëmundjes së rëndë. Duke pasur më shumë se një nga këto mund të rris rrezikun edhe më shumë”, thonë mjekët.

Ndërsa nutricientët thonë se stili i jetesës ndikon shumë në çregullimin metabolik. “Ndërthurja e kequshqyerjes (jo mungesës së ushqimit, por cilësisë së tij) shoqëruar me një jetë sedentare, pa aktivitet fizik”, thonë mjekët janë faktorë rrisku për të vuajtur nga obeziteti që në pjesën më të madhe të pacientëve çon drejt sindromit metabolik.

E vetmja këshillë që rekomandojnë mjekët në këtë periudhë pandemie, ku organizmi është në presionin e virusit, është dieta ushqimore e pasur me vitamina e proteina, konsumimi i mishit dhe peshkut normalisht pa abuzuar me sasinë, si dhe aktiviteti fizik ku ecja në natyrë është më e rekomandueshme.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

4 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

4 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

4 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago