Categories: Uncategorized

E kërkonte Interpoli, kapet në Francë shqiptari i rrezikshëm

Policia franceze ka mundur të arrestojë 50 vjeccarin Tom Kacci, të dënuar me 5 vite burg në fushën e narkotikëve.

50 vjeçari, banues në Bulshar, Mirditë ka qenë person me precedent të mëparshëm penal.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 5 vite burgim, për vepër penale në fushën e narkotikëve.

Shtetasi Tom Kaçi, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në zona të thella malore të rrethit Mirditë kultivonte lëndë narkotike të llojit cannabis sativa dhe më pas ata kryenin transportimin e saj me mjete, në drejtim të zonave urbane të Mirditës.

Në kuadër të procedimit penal të regjistruar që në vitin 2013, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i aktivitetit të paligjshëm në fushën e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Paris, Francë, u bë i mundur arrestimi i tij në Francë dhe do të vijojnë procedurat e mëtejshme për ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

të fundit

I kërkuar në Shqipëri për vra*je, arrestohet në Greqi shoku i Laert Haxhiut, pritet ekstradimi drejt vendit tonë (EMRI)

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, është arrestuar në Pire të Greqisë shtetasi Ardian Ahmetaj, i cili ne vitin…

12 minutes ago

Sot dita e dytë e “Giro d’Italia 2025”, ja rrugët ku nuk lejohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve

Këtë të shtunë, zhvillohet Etapa e dytë e “Giro d’Italia”e cila do të jetë e gjitha në rrugët e kryeqytetit.…

59 minutes ago

Sot heshtje zgjedhore/ Të dielën qytetarët u drejtohen kutive të votimit

Pas 1 muaji fushatë elektorale, Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën, 11 maj qytetarët janë thirrur në…

2 hours ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme, më 10 maj 2025, dollari amerikan, blihet me 86.5 lekë dhe shitet me 87.8 lekë. Euro, blihet…

2 hours ago

Parashikimi i motit 10 Maj 2025, kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

Ditën e sotme vendi ynë, do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira dhe reshje…

2 hours ago

Horoskopi 10 Maj 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Ju pret një ditë pozitive qofshi me pushime, apo edhe në punë. Edhe ngarkesat e punës do të menaxhohen…

10 hours ago