Categories: Uncategorized

E infektuar mes të sëmurëve në spital, mjeku zbulon skandalin me koronavirusin në Durrës

Profesor doktor Pëllumb Pipero ka folur mbrëmjen e sotme për rastin e denoncuar ku një paciante prej ditësh ndodhet në Spitalin e Durrësit dhe vetëm ditën e sotme janë marrë masa nga autoritetet për izolimin e saj pasi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Të afërmit e saj kanë thënë se kanë qëndruar me të infektuarën ndërsa janë ankuar për përgjigjen e stafit mjekësor duke evidentuar edhe se në numrin 127 ju kanë thënë se nuk ka tampon për ti kontrolluar nëse e kanë marrë edhe ata virusin.

Të lidhura

None found

Pipero tha në “Opinion” se rasti i Durrësit ishte një gabim por që sipas tij një gjë e tillë është bërë edhe në Itali dhe mund të ndodh kudo.

“Dje ju kam thënë lani sa më shesh duart, sot po ju them kufizoni lëvizjet. Edhe në Itali rasti i parë u konstatua pas 5 ditësh. Nëse në Durrës është bërë i njëjti gabim, është njerëzor, kodu mund të ndodhte”.

Në Spitalin Infektiv është paraqitur një familje prej 4 anëtarësh për të dhënë një kampion në lidhje me dyshimet që kanë për koronavirus.

Ata shprehen se kanë telefonuar prej disa ditësh numrin në dispozicion 127 por përgjigja ka qenë mospërfillëse ndërsa tregojnë se iu kanë komunikuar se nuk ka tampon.

Ata thonë se iu kanë komunikuar se do t’i vizitonin në shtëpi, ndërsa kjo nuk ka ndodhur. Pas insistimit të tyre, ata janë futur në ambjentet e Spitalit Infektiv për të kontaktuar me mjekët në lidhje me shqetësimin që kanë.

Familjarët kanë bërë një vetëkarantinim, ndërsa paniku i tyre është shtuar pas denoncimit për një tjetër rast në Durrës ku një grua e bllokuar pasi ka rezultuar pozitive me koronavirus.

4 personat e familjes shprehen se kanë pasur kontakt me gruan që është prekur nga virusi dhe dyshojnë se u është transmetuar edhe atyre për këtë alarmi pas konfirmimit të zonjës është rritur tek ata”- deklaroi Pipero.

të fundit

Spanja dhe Franca synojnë të presin finalet e Ligës së Kombeve, UEFA vendos pas shortit

Spanja dhe Franca janë në garë për të organizuar turneun final të Ligës së Kombeve, i cili do të zhvillohet…

2 minutes ago

Katër ditë pas dënimit me 10 vite e gjashtë muaj burg, Russell Brand dërgohet në një institucion me joga e palestra

Aktori dhe komediani britanik Russell Brand është transferuar në një burg me siguri më të ulët, ku të burgosurit kanë…

31 minutes ago

Irani njofton sulm me dronë ndaj bazës amerikane në Bahrein, autoritetet paralajmërojnë qytetarët

Garda Revolucionare e Iranit njoftoi sot se kishte goditur një bazë ushtarake amerikane në Bahrein me dronë në përgjigje të…

32 minutes ago

Russell Brand kalon në burg me joga e palestra katër ditë pas dënimit me 10 vite e gjashtë muaj

Aktori dhe komediani britanik Russell Brand është transferuar në një burg me siguri më të ulët, ku të burgosurit kanë…

35 minutes ago

Mustafa responds sharply to Osmani as LDK tensions signal a heated internal contest

Përplasjet e vjetra politike brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë rikthyer në vëmendje pas deklaratave të ish-presidentes së Kosovës,…

40 minutes ago

Beyond Taliban bans, Afghan girls face barriers to education in Iran and Pakistan too

Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabul, kur autoritetet talibane të Afganistanit ua ndaluan…

40 minutes ago