Mëngjesin e sotëm është gjetur i pajetë i dënuari me burgim të përjetshëm Andon Mëhillaj, brenda burgut të Peqinit.
Mëhillaj njihej si anëtar i bandës së tritolit dhe ishte dënuar në 2017 nga Apeli i Krimeve të Rënda.
Familjarët pretendojnë se e kanë helmuar në burg.
Andon Mehillaj ishte dënuar me burg përjetë, ndërsa kushëriri i tij, Genis Mehillajn me 10 vite.
Kujtojmë se kjo bandë u zbulua pas rrëfimit të të penduarit Julian Sinanaj, i cili i ka shpëtuar dënimin me burg përjetë dhe u dënua me 25 vite burgim. Banda e tritolit u dënua për 38 akuza, përfshi vrasjen e Sokol Veizit dhe Agron Çelës, si dhe për vendosjen e tritolit ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ardian Kollozi.
Hetimi për këtë grup nisi në janar 2014, pas disa atentatesh me lëndë plasëse që ndodhën në Vlorë dhe Tiranë. Arrestimi i kreut të grupit, Julian Sinanaj, më 25 janar 2014 dhe prangosja e ndihmësit të tij Ndriçim Gjokona, hapi rrugën e zbardhjes së të paktën gjashtë ngjarjeve të rënda kriminale, dy nga të cilat vrasje me armë në Vlorë dhe të tjerat atentate me eksploziv të mbetura në tentativë.
Kryebashkiau i Vlorës, Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen. Arsyet e largimit të tij nga posti ende mbeten të paqarta. Vijon…
Një aksident me pasojë plagosjen e një çifti të moshuarish ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se një adoleshent 16-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen…
Agjencia për Media dhe Informim njofton se Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme, miratoi një sërë aktesh dhe vendimesh…
Ministri spanjoll i Kulturës, Ernest Urtasun, tha se vendi do të tërhiqet nga pjesëmarrja në Eurovision 2026 nëse Izraeli nuk…
Larry Ellison ka kaluar Elon Musk si personi më i pasur në botë, pasuria e tij u rrit ndjeshëm pasi…