Categories: Uncategorized

E helmoi kolegu, 26 vjeçari vdes pas tre vitesh në koma

Një 26-vjeçar gjerman i cili u helmua nga kolegu i tij i punës duke i hedhur acetat plumbi në sanduiç, vdiq pas tre vjetësh në gjendje kome .

Pas vdekjes, “gjykata vendosi, me kërkesën e prokurorëve, që trupi ti nënshtrohej autopsisë” në rast të hapjes së një procesi gjyqësor të ri, tha zëdhënësi i gjykatës Bielefeld, Guiskard Eisenberg.

Të lidhura

None found

Autori i helmimit, 57 vjeçari Klaus O., u arrestua në flagranvë në vitin 2018, ndërsa përpiqej të përsëriste operacionin në dëm të kolegëve të tjerë në fabrikën e bojërave në Schloss Holte-Stukenbrock.

Vitin e kaluar ai u dënua me burg të përjetshëm për tentativë vrasjeje.

Menjëherë pasi hëngri sanduiçin, 26-vjeçari kishte filluar të përjetonte dhimbje stomaku.

Gjendja e tij ishte përkeqësuar deri në atë pikë sa të kërkonte transport urgjent për në spital, ku ai mbeti në gjendje kome deri në ditën e vdekjes.

Megjithë kujdesin e personelit shëndetësor, i riu në kushte jashtëzakonisht të rënda, humbi jetën pas një agonie të gjatë.

Autori i vrasjes së tij, 57-vjeçari i njohur me emrin Klaus O., tashmë është pas hekurave.

Pas asaj që ndodhi në vitin 2016, hetuesit kishin filluar menjëherë hetimet, duke arritur te fajtori falë pamjeve të kamerave të sigurisë.

Në video, hetuesit kishin parë qartë 57-vjeçarin duke marrë drekën e kolegut të tij për të hedhur më pas helmin vdekjeprurës brenda.

Gjatë hetimit, oficerët e policisë zgjeruan hetimet edhe për vdekje të tjera të dyshimta dhe të parakohshme që kishin ndodhur në mesin e punëtorëve të së njëjtës kompani. Vdekjet që të gjitha dyshohet se ishin shkaktuar nga helmimi i metalit, shkruan Oranews.

Sipas mediave gjermane, të paktën 21 punëtorë të tjerë vdiqën nga shkaqet e veshkave, sulmet në zemër ose tumoret që mund të ishin shkaktuar nga substancat e administruara nga Klaus O.

Acetati i plumbit është një substancë shumë toksike dhe pothuajse pa shije që dëmton rëndë organet.

të fundit

Shpërthim në Monako, tre anëtarë të një familjeje ukrainase mbeten të plagosur; autoritetet verifikojnë pistën terroriste

Mbrëmja e së hënës në Principatën e Monakos u trondit nga një shpërthim i fortë, që la të plagosur tre…

5 minutes ago

Avion i JetBlue njofton incident të mundshëm me dron gjatë afrimit për ulje në JFK

Një ngjarje e pazakontë u raportua në hapësirën ajrore të Nju Jorkut, ku një avion i JetBlue që po përgatitej…

5 minutes ago

Zlatan Ibrahimovic godet Ronald Koemanin: Holanda humbi duke mohuar identitetin e saj

Holanda u eliminua nga Kupa e Botës 2026 pasi u mposht nga Maroku me rezultat 1-1 (3-2 pas penalltive) në…

10 minutes ago

Sot zhvillohet protesta e 31-të kundër qeverisë, qytetarët kërkojnë largimin e panegociueshëm të Edi Ramës

Sot do të mbahet protesta e 31 kundër qeverisë, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi,…

10 minutes ago

Portugalia merr goditje të rëndë para sfidës me Kroacinë, Ricardo Carvalho largohet pas vdekjes së babait

Kombëtarja e Portugalisë është goditur nga një lajm i hidhur gjatë përgatitjeve për ndeshjen e raundit të 1/16 së finales…

11 minutes ago

Zhduket një 9-vjeçar në Tiranë, familja kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Një 9-vjeçar rezulton i zhdukur prej disa orësh në Tiranë, ndërsa familja ka kërkuar ndihmën e qytetarëve dhe autoriteteve për…

15 minutes ago