Categories: Uncategorized

E gjithë Shqipëria zonë e kuqe! Mësoni sa raste me COVID-19 janë zbuluar sot

Në 24 orët e fundit në vend janë zbuluar me COVID-19 68 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:

Të lidhura

None found

34 raste në Tiranë, 10 në Krujë, 5 në Durrës, 3 në Shkodër, nga 2 raste në Dibër, Shijak, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Elbasan Kukës, Lezhë, Vlorë, Tropojë, Kamëz, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Prrenjas, Klos.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për
situatën epidemiologjike të 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Situata paraqitet serioze ku vijon të ketë raste të reja të idenfikuara nga gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik në terren si dhe qytetarë të që kanë nevoje për trajtim në dy spitalet Covid.

Ndaj kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve për të respektuar masat e vendosura, për të mbajtur maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancimin fizik dhe higjienën personale.

Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 3 qytetarë: Një 57 vjeçare dhe një 80 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 62 vjeçar nga Fieri pa sëmundje të tjera.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 496 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 68 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 34 raste në Tiranë, 10 në Krujë, 5 në Durrës, 3 në Shkodër, nga 2 raste në Dibër, Shijak, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Elbasan Kukës, Lezhë, Vlorë, Tropojë, Kamëz, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Prrenjas, Klos.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 66 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2463 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë ju rikujton edhe njëherë të gjithë qytetarëve mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike.

Ju lutemi, tregoni kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient publik, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike.

Respektimi i distancës, vendosja e maskës, higjiena vetjake dhe kolektive janë mënyrat e vetme për të frenuar përhapjen e COVID19.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID19. /albeu.com/

të fundit

E rëndë në Itali, makina merr përpara turmën e këmbësorëve/ Arrestohet autori 31-vjeçar, shtatë persona të plagosur

Një incident i rëndë ka ndodhur në Modena të Italisë, ku një makinë me shpejtësi të lartë ka goditur një…

22 minutes ago

Bayern me 122 gola në kampionat, por rekordi mbetet te… Torino!

Me fitoren 5-1 ndaj Këlnit, Bayern nuk e mbylli sezonin e Bundesligës vetëm me një tjetër festë golash. Përpara se…

47 minutes ago

Prapaskena/ Real-i ka informuar Mourinho-n për çfarë ka ndodhur në dhomat e zhveshjes, portugezi i habitur nga sjellja e Kylian Mbappé

Zyrtarizimi i José Mourinho-s në krye të stolit madrilen është çështje ditësh pasi palët thuhet se kanë arritur një akord…

55 minutes ago

Zgjedhjet me 1 kandidat të 23 majit, Berisha përfaqësues të vetin në çdo Qendër Votimi

Partia Demokratike ka nisur në heshtje fushatën për ‘zgjedhjet’ për kryetar të 23 majit, ku në garë është vetëm Sali…

56 minutes ago

Trump paralajmëron Tajvanin pas vizitës në Kinë: Mos shpallni pavarësinë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump lëshoi ​​një paralajmërim të ashpër ndaj Tajvanit pas vizitës së tij të fundit në Kinë,…

1 hour ago

Samiti i IV-të i Diasporës/ Ministri Hoxha: Do bëjmë publik dokumentin për Strategjinë Kombëtare të Diasporës

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka nisur punën për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2026-2030 dhe planit…

2 hours ago