Categories: Uncategorized

E futi në kurth e dashura, detajet e errëta nga ekzekutimi i Hekuran Billës

Hekuran Billa u nxor në pritë para atentatorëve nga ish e dashura e tij. Burimet konfirmojnë se Adiola Lakra, 26-vjeçarja që u prangos sot në Berat është ish e dashura e Hekuran Billës, ndërsa së fundmi ajo ishte në një lidhje me Sebastian Malin, nipin e Prel Markut shkruan abcnews.al.

26-vjeçarja akuzohet si bashkëpunëtorë në vrasjen e Billës. Ajo dyshohet si një nga personat që ka informuar autorët për lëvizjet e Hekuran Billës, të cilin do ta takonte mbrëmjen e 11 qershorit.

Të lidhura

None found

Burime zyrtare pranë grupit hetimor thanë se nga këqyrja e celularit të viktimës është përfituar edhe biseda që Billa kishte pasur me Adiolën. Ai i kishte kërkuar që vajza, me të cilën një vit më parë ishte në një lidhje intime, ta takonte në zonën e “Komunës së Parisit”.

Në funksion të hetimeve janë kryer edhe përgjime të bisedave telefonike mes 26 vjeçares Lakra dhe 22 vjecarit Sebastian Malit, i arrestuar si një nga autorët e dyshuar në ekzekutimin e Billës.

Sipas burimeve, së fundmi Adiola Lakra ishte në një lidhje me Sebastian Malin. Ky fakt, por edhe bisedat e shumta që vajza ka pasur kohët e fundit me 23 vjeçarin Mali, bënë që ajo të mbahej nën vëzhgim që pas vrasjes së Billës.

Gjatë marrjes në pyetje, vajza ka mohuar përfshirjen e saj në krim, duke pohuar se me Hekuran Billën njihej prej gati një viti dhe kishin pasur një lidhje së bashku. Tashmë, policia ka në kërkim të paktën edhe dy persona të tjerë si të përfshirë në krim.

Më herët, në pranga përfundoi edhe Viktor Marku, daja i Sebastian Malit apo vëllai i Prel Markut, i vrarë në Angli nga Hekuran Billa, në vitin 2006. Pista kryesore ku po hetohet deri tani për vrasjen e Billës është gjakmarrja.

të fundit

Ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e luftës hibride ruse në Evropë: Edhe Kosova mund të jetë në shënjestër

Zgjerimi i operacioneve hibride të Rusisë në Evropë, përmes sabotimeve, sulmeve kibernetike, ndërhyrjeve të fshehta dhe fushatave të dezinformimit, ka…

4 minutes ago

Pas 1711 ditësh larg njëri-tjetrit, familjet ukrainase ribashkohen mes lotësh dhe përqafimesh

Pas gati pesë vitesh ndarje, qindra qytetarë ukrainas janë kthyer në territorin e kontrolluar nga Ukraina, pas evakuimit nga qyteti…

5 minutes ago

Fitorja e demokratëve në SHBA sjell reagime nga liderët botërorë: Vota kundër urrejtjes dhe privilegjeve të elitave

Fitorja e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka sjellë reagime nga qeveri dhe politikanë…

5 minutes ago

Raphinha arrin shifrën e Ronaldinhos në historinë e Barcelonës

Sulmuesi brazilian i Barcelonës, Raphinha, ka arritur një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e tij, duke barazuar një rekord…

17 minutes ago

Protestat në Tiranë/ Media franceze: Rinia kërkon dorëheqjen e kryeministrit! Studentët janë ngritur, kanë vënë pushtetin nën presion

Media franceze La Releve et La Peste, i ka kushtuar një artikull të gjatë protestave në Shqipëri, duke analizuar shndërrimin…

23 minutes ago

Senati amerikan do të ketë njëkohësisht tre gra afrikano-amerikane për herë të parë

Zgjedhja e demokratëve Julianna Stratton si senatore e re e Illinois shënon një moment historik për përfaqësimin e grave afrikano-amerikane…

23 minutes ago