Categories: Uncategorized

E FUNDIT/ Zbardhet emri e mosha, qëllohet me armë mes natës 35 vjeçarja në Shkodër

Në rrethana të paqarta është plagosur në Shkodër me armë zjari një 35-vjeçare.

E plagosur me një plumb në këmbë mbeti shtetasja Liljana Jeremia, 35 vjeçe, banuese në Golem.

Të lidhura

None found

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe tha se e plagosura është jashtë rrezikut për jetën.

Zyrtarisht nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por besohet nga dëshmitë paraprake se e plagosura po ecte dhe nuk kishte lidhje me ngjarjen. Policia është vënë në kërkim të autorëve.

E plagosura, e cila mori ndihmën menjëherë në spital, e ka kaluar rrezikun për jetën, u qëllua aksidentalisht pas një sherri mes dy personave.

Shkoder/ Informacion Paraprak:

Me datë 05.02.2020, rreth ores 22:40, ne lagjen “Vasil Shanto”, Shkoder, në Pedonale, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja L. J. 35 vjeçe, banuese në fshatin Golem, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorëve.

të fundit

Shiroka Pula dhe Edward Joseph bisedojnë për situatën në Kosovë e rajon

Presidentja Shiroka Pula takon profesorin amerikan Edward Joseph, diskutojnë zhvillimet në Kosovë dhe rajon Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula,…

8 minutes ago

AMP arreston efektivin e “Shqiponjave” pas aksidentit fatal në aksin Tiranë-Rinas

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar punonjësin e Policisë, I.T., pjesë e Forcave “Shqiponja” pranë Drejtorisë Vendore të Policisë…

8 minutes ago

Pas sulmit të protestuesve, dritaret e Bashkisë së Shkodrës përforcohen me hekur

Bashkia e Shkodrës ka vesh me vetrata hekuri dritaret pasi u sulmua ditën e sotme me gur dhe sende te…

9 minutes ago

MSH përditëson bilancin shëndetësor pas protestës: Efektivi nga Shkodra në operacion, protestuesja nën monitorim intensiv

Ministria e Shëndetësisë ka bërë një përditësim mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës. Në Spitalin Universitar të…

10 minutes ago

Begaj kërkon dëgjimin e të rinjve dhe u bën thirrje palëve të zgjedhin dialogun, jo dhunën

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dalë sot me një mesazh zyrtar drejtuar qytetarëve, duke reaguar mbi protestat dhe përshkallëzimin…

14 minutes ago

Blick i bën thirrje Zvicrës të mos e humbasë Lutfi Dalipin: Kosova dhe Shqipëria e ftuan në shtator

Gazeta e madhe zvicerane “Blick” ka kërkuar nga Federata Zvicerane që të përkujdeset për të mos e humbur talentin e…

15 minutes ago