Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Poliçan.
Një i moshuar është vrarë me thikë pasditen e sotme.
None found
Ngjarja ka ndodhur në një zonë periferike të Poliçanit.
Viktimë ka mbetur 77-vjeçari Ramadan Çela.
Shkaqet e ngjarjes janë ende të panjohura.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe mësohet se është bërë edhe arrestimi i autorit të krimit.
Njoftimi i policisë:
Skrapar
Policia identifikon dhe vë në pranga autorin e vrasjes me thikë të 77-vjeçarit.
Rreth orës 17:30, në fshatin Jaupas, Skrapar, shtetasi H. Ç., 37 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me mjet prerës (thikë) komshiun e tij që ndodhej vetëm në banesë, shtetasin R. Ç., 77 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë rrethuar zonën dhe falë reagimit të menjëhershëm dhe informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit.
Në cilësinë e provës materiale grupi hetimor ka sekuestruar armën e krimit, një mjet prerës (thikë).
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Brazilin, ku një 26-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, ka humbur jetën pasi ra nga…
Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Siç…
Tetë persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë pas një serie sulmesh me armë zjarri…
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e së premtes në lindje të Francës, pranë kufirit me Zvicrën, ku një…
Nesër (07.11.2026), me rastin e festës fetare Dita e Përkujtimit të Shpirtërave, nga ana e Njësisë për Sigurinë e Komunikacionit…
Portieri i Andorrës, Jesus Owono, është ende duke pritur të mësojë ndëshkimin e tij pas kartonit të kuq të marrë…