Categories: Uncategorized

U shfaq rasti i parë, bashkia e Poliçanit mbyll çdo gjë: As bukë e as ushqime për dy javë!

Bashkia e Poliçanit ka marrë masa urgjente dhe të rrepta pasi në këtë bashki është shfaqur rasti i parë me koronavirus, COVID-19.

Me anë të një njoftimi zyrtar, bashkia bën me dije se ka vendosur që të bllokojë çdo aktivitet në territorin e saj për 2 javët e ardhshme pas shfaqjes së rastit të parë me koronavirus.

Të lidhura

None found

Pra, gjatë dy javëve të ardhshme çdo gjë do të jetë e mbyllur, përfshi edhe dyqanet apo furrat dhe se se qytetarët duhet të bëjnë blerje për dy javë.

Rikujtojmë se kjo bashki kishte vendosur një tra në hyrje të qytetit për të mos lejuar futjen e personave të huaj aty, por duket se kjo masë nuk ka vlejtur dhe tashmë koronavirusi ka hyrë edhe aty.

Njoftimi i bashkisë së Poliçanit:

🔴Vëmendje!

Qytetarë të Poliçanit,

🔴Duke marr shkas nga konfirmimi i rastit të parë me Covid-19 në qytetin tonë, ju lutemi 👏respektoni rregullat dhe qëndroni në shtëpi !

🔴Qyteti jonë është i vogël dhe rreziku për përhapje është shumë i madh, pasi personi i konfirmuar dhe familjar të tij kanë patur kontakte të vazhdueshme me persona të tjerë në qytet!

🔴Të gjitha shërbimet do të jenë të mbyllura!

🔴Shmangni daljet nga shtëpia dhe merrni masa për furnizimin me ushqime bazë për të paktën 15 ditë!

🔴Personat në nevojë, të moshuarit e vetmuar apo çdo kategori tjetër me nevoja specifike, të kontaktojnë në numrin e cel: 0698346110 për çdo nevojë të tyre, pasi stafi i Bashkisë Poliçan është në gatishmëri të plotë për ju!

🔴I gjithë qyteti do të jetë në karantinë absolute për të paktën 2 javë❗

🔴Nuk është momenti të panikohemi, por të jemi të vëmendshëm dhe të respektojmë rregullat e karantinimi për të minimizuar përhapjen dhe infektimin në masë!

të fundit

Serbian Media Distort Demolition of Illegal Villas at Ujman Lake, Portraying It as an Attack on Serbs

Aksioni për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në pronën e Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” në zonën e Liqenit…

2 hours ago

Blow to the Heart of Ukraine’s Military: Zelensky Removes Armed Forces Chief After Dismissing Defense Minister

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka larguar ministrin e Mbrojtjes Mykhailo Fedorov dhe shefin e Forcave të Armatosura Oleksandr Syrsky. Ndryshimet…

5 hours ago

Hegseth Seeks Additional $80 Billion from Senate to Cover Cost of New Strikes on Iran

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Dan Kane do të dëshmojnë në Senat…

5 hours ago

Horoskopi 22 Korrik 2026/ Zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Ndikimi i yjeve nuk do jete shume i mire gjate kësaj dite dhe ekuilibri ka rrezik te prishet. Nuk…

6 hours ago

Goditje në zemër të ushtrisë ukrainase/ Zelensky largon edhe kreun e Forcave të Armatosura, pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka larguar ministrin e Mbrojtjes Mykhailo Fedorov dhe shefin e Forcave të Armatosura Oleksandr Syrsky. Ndryshimet…

6 hours ago

Xhesika Polo zbulon historinë e dashurisë: Kam gjetur njeriun e jetës, e njoha në Instagram

Xhesika Polo është një nga artistet që suksesin nuk e mat vetëm me çmime apo renditje, por edhe me rrugëtimin…

6 hours ago