Categories: Uncategorized

Shkon në 1232 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri, 20 të prekur vetëm sot

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë zbuluar 20 raste të reja me COVID-19.

Kështu në vend gjithësej kemi 1232 persona të infektuar me koronavirus.

Të lidhura

None found

Rastet e reja janë në Tiranë, 10 persona, Shkodër 3 persona, Krujë 3 persona, Durrës 2 persona dhe 2 të tjerë në Tropojë.

Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit dhe janë kontakte të rasteve të reja në vend.

Deklarata e plotë:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 20 raste të reja, shkon në 1232 numri i të prekurve

Një humbje jete në 24 orët e fundit. Rreth 70% e rasteve aktive janë në Tiranë. 925 të shëruar nga fillimi i epidemisë.

Dr. Flutra Beqo
Ministria e Shëndetësisë

Ju informojmë rreth situatës së COVID19 në Shqipëri.
Gjatë 24 orëve të fundit një 85 vjeçare nga Tirana ka humbur jetën në Spitalin Infektiv, e konfirmuar me COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Deri me sot 34 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19 pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.

Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 27 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.

Ndërkohë në Laboratorin e Virologjisë në ISHP kanë vijuar testimet për të dyshuar të prekur me COVID19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve ne te gjithë vendin.

Në 24 orët e fundit janë kryer 253 testime nga të cilat janë konfirmuar 20 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër, 3 në Krujë, 2 në Durrës, 2 në Tropojë. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi.

Aktualisht kemi një personel shëndetesor të riinfektuar pas thuajse 3 muajsh, pra i infektuar për herë të dytë, si kontakt familjar. Gjendja e tij shëndetesore është e stabilizuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar në 925 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë.

Deri tani janë kryer mbi 18 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1232 raste. Në vendin tonë janë aktualisht 273 persona aktivë me COVID19, rreth 70% e të cilëve janë në Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton edhe njëherë për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrengimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës vetjake dhe shmangien e grumbullimeve.

Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID19.

COVID-19 – Statistika (6 Qershor 2020)
Testime totale 18097
Testime molekulare 16062
Testime serologjike 2035
Raste pozitive 1232
Raste të shëruara 925
Raste Aktive 273
Humbje jete 34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 187
Krujë 23
Shkodër 17
Kamëz 14
Durrës 10
Mat 9
Lushnje 6
Berat 2
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1 /albeu.com/

të fundit

Përcaktohen datat dhe oraret e gjashtë javëve të ardhshme në Kategorinë e Parë, spikasin Bylis–Pogradeci dhe derbi i Vlorës

Kategoria e ParëKomisioni i Ligave dhe Garave pranë Federatës së Futbollit ka përcaktuar kalendarin e kampionatit të Kategorisë së Parë…

16 seconds ago

“Parlamenti i krimit”, protestuesit marshojnë para godinës së Kuvendit

Në vazhdë të marshimit të tyre në rrugët e Tiranës, protestuesit kanë kaluar edhe përpara godinës së Kuvendit në protestën…

3 minutes ago

Government approves changes to North Macedonia’s 2026 budget

Qeveria sot, në seancë, shqyrtoi dhe miratoi Propozimin për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit për vitin 2026.Me ndryshimet e propozuara…

4 minutes ago

Caught driving at 203 km/h on the Skopje–Sveti Nikole highway, driver faces legal action

MPB Maqedoni njofton se sot (07.10.2026) në orën 16:00, në autostradën Shkup - Shën Nikollë, oficerët e Njësisë Mobile për…

5 minutes ago

Citizens: Election of the president brought political stability

Zgjedhja e Justina Shiroka Pulës presidente e Kosovës është vlerësuar nga qytetarët si një hap që ka krijuar stabilitet politik…

5 minutes ago

Dux congratulates President Shiroka-Pula and expresses readiness to cooperate

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, László István Dux, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së…

6 minutes ago