Categories: Uncategorized

Shkodrani vdiq tek Infektivi, ministria: Ishte bartës por nuk ndërroi jetë nga COVID-19!

Pak minuta më parë u bë me dije se një pacient i infektuar me COVID-19 i shtruar në Infektiv ka ndërruar jetë.

Por ministria e Shëndetësisë ka mohuar lajmin se pacienti ka ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga virusi por si shkak e hemoragjisë cerebrale.

“69-vjeçari ishte prej 13 vitesh me tumor në kokë dhe kishte kryer 3 ndërhyrje. Kishte hemorragji cerebrale dhe ishte në gjendje të rëndë në koma”- njofton ministria.

Reagimi zyrtar i ministrisë së Shëndetësisë:

Lidhur me lajmin e publikuar në media për vdekjen e një pacienti 69-vjeçar nga Shkodra me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se:

Pacienti 69-vjeçar nga Shkodra që ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, ka humbur jetën si pasojë e sëmundjes hemoragjisë cerebrale (aksidentit vascular hemoragjik).

69-vjeçari ishte prej 13 vitesh me tumor në kokë dhe kishte kryer 3 ndërhyrje. Kishte hemorragji cerebrale dhe ishte në gjendje të rëndë në koma.

Sipas spitalit infektiv, 69-vjeçari nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, pasi ishte bartës i virusit, por pa shenja të sëmundjes, (asimptomatik) dhe ka ndërruar jetë si pasojë e hemoragjisë cerebrale.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe informon se do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim, ndaj lutemi t’i referoheni njoftimeve zyrtare. /albeu.com/

të fundit

Prishja e ndërtimeve pa leje, Manja: Betejë për territorin dhe Shqipërinë evropiane

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh sot, se aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në gjithë territorin e…

35 seconds ago

IGJEUM njoftim për motin e keq: Ja cilat qarqe do të përballen me reshje intensive shiu, temperaturat shënojnë rënie

Instituti i Gjeoshkencave ka dalë me një njoftim lidhur me situatën e motit të keq që ka mbërthyer të gjithë…

9 minutes ago

Partner në jetë dhe në biznes, Dua Lipa dhe Callum Turner themelojnë kompani për prodhimin e filmave dhe programeve televizive

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe partneri i saj, Callum Turner kanë vendosur të hyjnë së bashku në…

35 minutes ago

Moti i keq largon pushuesit nga plazhet dhe bregdeti, trafik i rënduar në akset Shkodër- Lezhë dhe Lezhë-Milot

Moti i keq largon pushuesit nga plazhet dhe bregdeti, trafik i rënduar në akset Shkodër- Lezhë dhe Lezhë-Milot

60 minutes ago

Kosovë/ U pl*gos me a*më në një poligon, humb jetën 24-vjeçarja në Prishtinë

Një 24-vjeçare ka humbur jetën në Prishtinë, pasi  është plagosur me armë zjarri në një poligon. Rasti ka ndodhur mbrëmë…

1 hour ago

Era e fortë shkëput kabujt elektrikë, zjarr në zonën përreth Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë

Stuhia e erës së ditës së sotme ka shkaktuar zjarr në shkurret e ferrat e rrethimit të Bazës Ajrore të…

2 hours ago