Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Sarandë ku një person ka humbur jetën për shkak të shkëputjes së një masivi shkëmbor që e ka zënë poshtë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15 në fshatin Zmines, Livadhja, si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmborë, për pasojë ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale shtetësia S.F., 52 vjeçe.
Në kohën kur ka ndodhur ngjarja, sipas policisë, 52-vjeçarja ka qenë duke kullotur bagëtitë.
Ndërkohë, grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat që çuan në një fatkeqësi të tillë për 52-vjeçaren.
Sarandë/ Informacion paraprak:
Rreth orës 15:15, në fshatin Zmines, Livadhja, si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmborë, ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale shtetësia S.F., 52 vjeçe, e cila ka qenë duke kullotur bagëtitë.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.
Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në 12 qarqet e vendit kanë zbarkuar Prokurorët e Prokurorisë së…
Para pak minutash, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Gramsh-Poroçan. Sipas informacioneve paraprake, raportohet për një viktimë.…
Mbrëmjen e djeshme, eksponentë të Partisë Demokratike, kanë bllokuar dy automjete në Maqellarë, në njërin prej të cilëve ishte edhe…
Ditën e sotme, është dhjetëvjetori i ngjarjeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Shumëçka në atë ngjarje, ishte dhe ka…
Ditën e sotme, në Bashkinë e Kukësit, ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen…
Ndërkohë që ka mbetur më pak se 24 orë nga hapja e qendrave të votimit, ku shqiptarët do të zgjedhin…