Burime nga Porti i Durrësit bëjnë me dije se Policia Kufitare e Portit Durrës si rezultat i kontrolleve të shtuara ka sekuestruar në hyrje të RSH, një sasi të konsiderueshme në euro dhe një sasi bizhuteri floriri të fshehura në një minibuz që hynte në Shqipëri.
Policia kufitare ka bllokuar dhe shoqëruar shoferin e minibuzit si dhe ka sekuestruar vlerën monetaredhe bizhuteritë. Është njoftuar DVP Durrës për veprime të mëtejshme.
None found
Port, Durrës/Informacion
Policia Kufitare parandalon dhe godet një rast të tentativës së kontrabandës me mallra që paguhet akcizë dhe të mos deklarimit të të hollave në kufi.
Sekuestrohen një sasi vlerë monetare si dhe një sasi bizhuteri floriri.
Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje, në Portin e Durrësit.
Si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar dhe në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, minibuzi i linjës Shqipëri – Francë – Shqipëri, me drejtues shtetasin A.M.
Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në bashkëpunim edhe me specialistët e Trafiqeve të Paligjshme dhe ata të hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në kabinën e shoferit A.M., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 60960 euro si dhe 46 artikuj (bizhuteri) floriri.
Në vijim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi A.M., 48 vjeç, banues në Shkodër.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, po vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.
Historia e futbollit evropian nuk është e ndërtuar vetëm mbi trofe, suksese dhe momente të paharrueshme. Disa prej klubeve më…
Analisti Ilir Kulla ka komentuar transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, duke e lidhur këtë…
Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…
Shefi në Departamentin për Operacione në Policinë e Kosovës, Faruk Muqolli, ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit pasurinë…
Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…
Alen VukajPërmes një videoje të radhës në rrjetet sociale, UEFA Youth League ka ndarë disa momente nga paraqitjet spektakolare që…