Categories: Uncategorized

Rekord infektimesh me COVID-19, vetëm 1 viktimë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 157 të infektuar me Covid-19.

Një paciente e infektuar nuk e ka fituar dot betejën me koronavirusin.

Të lidhura

None found

Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik tha se janë kryer mbi 1 mijë testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 157 qytetarë.

Sot është shënuar gjithashtu një numër rekord të shëruarish. Janë shëruar 230 qytetarë duke e çuar në mbi 8 mijë numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në:

75 raste në Tiranë, 10 në Korçë, nga 9 raste në Durrës, Berat, nga 6 raste në Fier, Gjirokastër, 5 në Vlorë, 4 në Kuçovë, nga 3 raste në Shkodër, Elbasan, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Divjakë, nga 2 raste në Tropojë, Kamëz, Mat, Maliq, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Malësi e Madhe, Prrenjas, Bulqizë, Gramsh, Patos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 203 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e ka humbur betejën me COVID19, një 66 vjeçare nga Kukësi, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Duke apeluar për vigjilencë të shtuar në çdo ambient, të mbani maskën, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet bizneseve që hapen sot:
Restorantet dhe baret në ambiente të mbyllura duhet të funksionojnë vetëm sipas protokolleve të sigurisë, të cilat janë të detyrueshme për tu zbatuar nga çdo subject.

Task-Forca e inspektimit të protokolleve anti-Covid, Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake do të inspektojnë zbatimin e protokolleve duke ndërmarrë masat sipas legjislacionit në fuqi, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Një kujtesë për qytetarët që të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes. Në rast dyshimi se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe të telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi COVID-19.

COVID-19 – Statistika (1 Tetor 2020)

Testime totale 89053
Raste pozitive 13806
Raste të shëruara 8077
Raste Aktive 5341
Humbje jete 388 (Qarku Tiranë 184, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2631
Durrës 582
Shkodër 391
Elbasan 299
Lezhë 291
Korçë 251
Fier 247
Vlorë 194
Kukës 149
Berat 116
Dibër 111
Gjirokastër 79

të fundit

Jeton Sylaj kundërshton paraburgimin, Prokuroria evidenton gjashtë raste penale

Detaje të reja kanë dalë nga vendimi i Gjykatës Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Jeton…

6 minutes ago

Carrick dhe Fernandes takohen për të shuar tensionet në Manchester United

Trajneri i Manchester Unitedit, Michael Carrick, dhe kapiteni Bruno Fernandes kanë zhvilluar një takim privat për të sqaruar mosmarrëveshjet e…

7 minutes ago

Erion Veliaj reagon pas transferimit në burgun e Fierit: Rrëmbim policor, nuk u njoha me aktin ligjor, nuk e kam dhënë pëlqimin dhe kundërshtova!

Vendimeve Penale (IEVP) në Durrës drejt paraburgimit të Fierit. Në një deklaratë për shtyp, të datës 28 tetor 2026, Veliaj…

12 minutes ago

Arteta jep alarmin para Liverpoolit: Rice, Calafiori dhe Madueke në dyshim

Arsenali është përballur me një lajm të keq para përballjes së rëndësishme me Liverpoolin në Ligën Premier, pasi trajneri Mikel…

18 minutes ago

Revolta studentore kundër qeverisë/ Rama: Do të rri në krye të detyrës deri në fund të kontratës që kam me qytetarët!

Përmes një deklarate, kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me protestat studentore, duke deklaruar se do të qëndrojë në…

20 minutes ago

Kryeministri Rama: Do dyfishohen pensionet, ja kur hyn ligji në fuqi

Këtë të mërkurë, gjatë konferencës për mediat, kryeministri Edi Rama, ka komentuar protestën studentore dhe aktet e dhunës të regjistruara…

26 minutes ago