Kryeministri Rama ka njoftuar se 🟢9,506 punonjës e të vetëpunësuar dhe mbi 5,600 biznese kanë përfituar sot, Pagën e Luftës të ofruar si mbështetje e drejtpërdrejtë nga qeveria.
Ai shkruan se mbi 36,400 biznese, me mbi 61 mijë të punësuar e vetëpunësuar, kanë dorëzuar aplikimet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të marrë Pagën.
None found
Reagimi i plotë:
🔴 INFORMACIONI I DITËS SË SOTME PËR PAGAT E LUFTËS PËR BIZNESIN E VOGËL QË KA MBYLLUR AKTIVITETIN
🟢9,506 punonjës e të vetëpunësuar dhe mbi 5,600 biznese kanë përfituar sot, Pagën e Luftës të ofruar si mbështetje e drejtpërdrejtë nga qeveria.
🟢 Mbi 36,400 biznese të fashës 0-14 mln (140.000USD) xhiro në vit, me mbi 61 mijë të punësuar e vetëpunësuar, kanë dorëzuar aplikimet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të marrë Pagën e Luftës.
🟢 Ndërkohë, për të gjithë të punësuarit e pamundësuar për punë nga lufta në sektorë të tjerë të rëndësishëm të ekonomisë, qeveria po vlerëson mundësitë për të adresuar hallin e tyre në Paketën e Zgjeruar.
🟢 Çdo vend pune është jetik për ata që e kanë dhe për familjen tonë të madhe. Ndaj së bashku me çdo kompani e punëdhënës, por edhe në reflektim të solidaritetit e përgjegjshmërisë së tyre sociale, ne do të bëjmë çmos ta mbajmë aktive këtë armatë punonjësish, që nesër do të jenë në vijën e parë të betejës për shërimin e ekonomisë sonë të plagosur nga lufta🤝
Ish-ambasadori, Gëzim Kasapolli, ka kritikuar formimin e komisioneve hetimore, duke vlerësuar se ato nuk janë zgjidhje për problemet shoqërore nëse…
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj reagoi mbi përplasjen e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, ku ky i fundit pretendon…
Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania planifikojnë të testojnë, zhvillojnë dhe përfundimisht të vendosin inteligjencën artificiale në forcat e tyre të…
Nathalia Gadelha, 20 vjeçe, është identifikuar si bashkëpilotja e avionit Learjet 60 që u rrëzua të dielën në Palm Beach…
Çmimet e naftës kanë pësuar një rënie të ndjeshme në tregjet ndërkombëtare, pas sinjaleve se diplomacia mund të rikthehet në…
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas raportimeve lidhur me një takim të pretenduar mes minsitrit Toni Gogu…