Categories: Uncategorized

Meta propozon Arben Shehun si drejtorin e ri të KLSH

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka propozuar emrin e ri e kreut të KLSH-së pas mbarimit të mandatit të Bujar Leskaj.

Sipas Metës, Dr. Arben Shehu plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion, si dhe është një kandidaturë me eksperiencë të gjatë në fushën e së drejtës dhe pedagogjisë.

Të lidhura

None found

Në informacionin e shpërndarë nga Presidenca për z.Shehu thuhet se gjatë eksperiencës mbi 16 vjeçare në jetën akademike, Dr. Arben Shehu është një ndër njohësit më të mirë të drejtësisë penale. Z.Shehu është diplomuar gjithashtu edhe në fushën e e ekonomisë dega “Administrim Biznesi”, me një eksperiencë të gjatë akademike, kërkime dhe shkrime shkencore, por edhe përvojë të spikatur në zbatimin e ligjit, si ushtrues aktiv i profesionit të avokatisë.

Dr. Arben Shehu, si njohës shumë i mirë i legjislacionit, me njohuritë dhe certifikimet në fushën ekonomike dhe përvojën akademike e profesionale mbi 16 vjeçare, vlerësohet kandidat i përshtatshëm për drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, si një institucion që ka nevojë për një qasje të re në ushtrimin e funksioneve për kontrollin e përdorimit të pasurisë publike dhe vënien para përgjegjësisë të abuzuesve me to.

“Presidenti i Republikës, pavarësisht se ka lexuar me shumë vëmendje e në mënyrë të përsëritur sugjerimet e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë lidhur me profilin profesional që duhet të ketë kandidati për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, deri më tani është vënë para pozitës së rrëzimit të propozimeve për tre kandidaturave rradhazi, pavarësisht përmbushjes së kritereve ligjore dhe përvojës së gjerë profesionale të secilës prej kandidaturave.
Mos plotësimi i pozicionit të Drejtuesit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, rrezikon të çojë në cenim të ekuilibrit institucional të këtij organi kushtetues me përgjegjësi jetësore për financat publike.
Veçanërisht kur bëhet fjalë për institucionin kushtetues më të lartë të kontrollit ekonomik dhe financiar, secili institucion që ka atributet e tij në procesin e zgjedhjes së drejtuesit të këtij institucioni, ka përgjegjësinë që të përmbushë detyrën në respektim të Kushtetutës.
Ndaj dhe Dekreti i Presidentit të Republikës dhe dokumentacioni shoqërues i kësaj kandidature iu përcoll sipas ligjit Kuvendit të Shqipërisë për miratim, me kërkesën specifike që këtë herë që kjo kandidaturë të vlerësohet nën frymën e parimit të luajalitetit kushtetues dhe jashtë interesit politik”, deklaron Presidenca.

Më poshtë një përmbledhje e CV-së, të kandidaturës së propozuar:

Arben Shehu
DR. ARBEN SHEHU
TË DHËNA PERSONALE:
Datëlindja: 20.1.1980
Vendlindja: Shkodër

EDUKIMI DHE KUALIFIKIME :
1998-2002 Diplomuar “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

2004-2005 Master në Shkenca Penale Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

2011 Marrja e gradës shkencore “Doktor i Shkencave Ligjore” në fushën e krimit të organizuar dhe legjislacionit ndërkombëtar.
2018 Diplomuar për Administrim Biznes

Vazhdimi i ciklit për titullin Profesor i Asociuar
Njohës shumë i mirë i tre gjuhëve të huaja (Anglisht, Italisht, Frëngjisht)

EKSPERIENCA:
2004 – e në vazhdim Pedagog pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

2003- e në vazhdim, anëtar i Dhomës së Avokatisë, dhe përfaqësues për çështje ligjore dhe ekonomike të shoqërive tregtare.
Redaktor në “World Journal of Social Science Research”
Pjesëmarrës në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare me publikime akademike.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI
DEKRET
“PËR PROPOZIMIN E KRYETARIT TË KONTROLLIT TË LARTË TË SHTETIT”

Në mbështetje të nenit 162, pika 2 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nenit 19 pika 2, të ligjit nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”,

Dekretoj
Neni 1
Zoti Arben Shehu i propozohet Kuvendit të Shqipërisë për t’u zgjedhur Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11498
Tiranë, më 4.6.2020

të fundit

E rëndë në Athinë, trupi i pajetë i një gruaje gjendet brenda një valixheje të braktisur! Ja çfarë dyshohet

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…

19 minutes ago

Kamberi njofton fitoren e koalicionit shqiptar: 10 vende në Këshillin Kombëtar

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…

29 minutes ago

Woman arrested in Igoumenitsa with 7 knives, 2 brass knuckles and pepper spray

Një grua është arrestuar në Igumenicë të Greqisë, pasi gjatë kontrollit të automjetit të saj policia zbuloi një sasi të…

34 minutes ago

Woman’s body found in abandoned suitcase on Athens sidewalk

Një zbulim makabër ka alarmuar policinë greke në lagjen Agios Panteleimonas të Athinës, ku një trup i pajetë është gjetur…

34 minutes ago

Nuk ka justifikim për veprimet e mia”/ CEO i Nvidia-s pranon lidhjen me një grua kineze, kompania hap hetim për dyshimet e spiunazhit

Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…

35 minutes ago

Fined 5 million lekë for Saturday’s protest, 17-year-old: “I can’t afford to pay it. My family lives on disability benefits, and nothing frightens me

Protestuesi, që është gjobitur me 5 milionë lekë për protestën e së shtunës, një 17-vjeçar, foli ekskluzivisht për News24. Protestuesi…

35 minutes ago