“Parlamentin do e shpërndajë populli. Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij, shkruan sot zvendësi i presidentit Meta.
“Dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij.DO KETË DISA DEKRETE PËR SHPARTALLIMIN E GRUSHTIT TË SHTETIT.
BËNI DURIM! DEKRETET DO T’I ZBATOJË POPULLI SHQIPTAR”, shkruan Blushi në Facebook.
Ky reagim, erdhi pas deklaratës së Ulsi Manjës nga Korça se për të ishte e paimagjinueshme që të mendohej shpërndarja e Parlamentit nga Presidenti Meta.
I pyetur për paralajmërimet se Meta nuk do të dekretonte ligjin për Gjykatën Kushtetuese, Manja tha se deklaratat u bënë për të eklipsuar atë që ndodhi me Konferencën e Donatorëve.
“Në fakt unë jam njohur dje me deklaratën e presidentit të Republikës dhe më erdhi keq që presidenti zgjodhi të bëjë një deklaratë të tillë në një ditë shumë të rëndësishme për shqiptarët.
Dje ishte konferenca e donatorëve ku Shqipëria mori mbështetjen e miqve dhe partnerëve lidhur me fatkeqësinë natyrore të datës 26 nëntor dhe nuk më erdhi mirë që presidenti me një deklaratë të tillë në Tiranë kërkoi të eklipsonte një konferencë të jashtëzakonshme për shqiptarët dhe unë gjej rastin të falënderoj donatorët dhe kryeministrin.”, u shpreh Manja.
Paraditen e sotme, është mbajtur seanca e parë plenare e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga…
Kryeministrit Edi Rama, ka publikuar bisedën me ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, “Diella”, të cilën e ka pyetur lidhur…
Këtë të premte, seanca parlamentare ka nisur me tensione e debate mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës. Tensionet nisën, pasi…
Këtë të premte, po mbahet seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, pas zgjedhjeve parlamentare të 11…
Ditën e sotme, lideri demokrat Sali Berisha, jashtë Kuvendi u pyet nga gazetarët nëse e kanë gati kandidatin për zgjedhjet…
Këtë të premte, ka nisur seanca në Kuvend ku pritet konstituimi i legjislaturës së re. Seanca ka nisur me Himnin…