Categories: Uncategorized

Merret vendimi për rihapjen e transportit publik

Shoqata e Shoqërive të Transportit publik zbulojnë për gazetën “Si” se ato janë ulur në një takim me kreun e Bashkisë Tiranë dhe kanë rënë dakord për pjesën e plotësimit të kërkesave që varen nga bashkia.

Të hënën me shumë gjasa do të nisë aktiviteti i transportit publik për linjat që nuk kanë filluar ende.

Të lidhura

None found

Ndërsa punonjësit e transportit publik, kanë dalë sot (të premten) në protestë për të kërkuar pagën e dytë të luftës që i është premtuar nga qeveria.

“Qeveria paguan deputetët e rrugës, paguan karburant për ta edhe në kohë pandemie kur ata kanë qëndruar në shtëpi. Shoqata të bëjë çfarë të dojë, unë nuk filloj punën. Kemi familjet pa bukë. Shoqata të punojë vetë. Ne duam pagën e dytë”- shprehet një prej punonjësve.

Të gjithë në union kanë një kërkesë të vetme; pagën e dytë të luftës sepse kanë që në mars pa punë dhe pa asnjë të ardhur.

Teksa burime pranë shoqatave kanë rënë dakord për të nisur punën ditën e hënë, punonjësit nuk pranojnë të nisin pa marrë pagën e dytë të luftës.

“Jo nuk ka asnjë kontradiktë këtu. Punonjësit janë në gjendje të mjerueshme. Nëse bizneset kanë ndonjë kursim për të mbijetuar, ata jo. Nuk mund të jetojnë pa asnjë të ardhur. Atyre u është premtuar paga e luftës dhe Ministria e Financave të zbatojë premtimin që të nisim nga puna të hënën. Java tjetër do të ketë shumë zhvillime në sektorin tonë”, u shpreh një burim pranë njërës prej shoqatave të Transportit Publik.

Edhe në kohë “paqeje”, autobusët e transportit publik kanë qenë përherë problematikë për qytetarët; që nga tejmbushja, mosfunskionimi i ventilimit dhe kondicionimit, vjedhja nga hajdutët e xhepave, etj. Nëse transporti publik nis të hënën, siç bënë me dije burime pranë shoqatave të transportit për gazetën “Si”, shoqëritë e transportit nuk duhet t’i harrojnë këto muaj, por të reflektojnë dhe t’i ofrojnë një shërbim dinjitoz qytetarëve.

të fundit

Protesta për dorëheqjen e Ramës, studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Kryeministrisë

Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët marshuan drejt…

3 minutes ago

Gusia: Urdhri mbrojtës duhej të përfshinte edhe kunatin e Arlinda Zekajt, vlerësimi i rrezikut nuk u krye siç duhet

Kryeshefja e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia ka raportuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe…

3 minutes ago

Pamjet e para të BMW X5 M të ri tregojnë një dizajn edhe më agresiv

BMW po zhvillon gjeneratën e re të SUV-it sportiv X5 M, prototipi i kamufluar i të cilit është fotografuar gjatë…

9 minutes ago

Blerim Krasniqi, me mbi 100 ndeshje për Dritën: Synimi ynë është titulli dhe paraqitja dinjitoze në Evropë

Drita ka lënë pas një fillim të vështirë të sezonit dhe pas tri fitoreve radhazi në kampionat, synon ta vazhdojë…

21 minutes ago

Crespo për Gattuson: Kritikët duhet t’i kërkojnë falje

Ish-sulmuesi i njohur argjentinas, Hernan Crespo, beson se Gennaro Gattusos duhet t'u kërkojmë falje të gjithë atyre që e kritikuan…

21 minutes ago

Gusia: Komunat nuk zbatojnë rregulloren për koordinimin e rasteve të dhunës ndaj grave

Kryeshefja ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore (ABGJ), Edi Gusia, gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi…

22 minutes ago