Një 52-vjeçar është vënë në pranga në Kurbin pasi lëvizte me kallanikov me vete.
Gjatë operacionit, 52-vjeçarit iu gjet në banesë edhe një tjetër armë zjarri kallashnikov dhe një sasi fishekësh luftarak.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri, dy karikatorë dhe 413 fishekë luftarak.
Në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, efektivët e Policisë të Komisariatit Kurbin, si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Gjormë, Kurbin, një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar punën për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.
Mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Gjormë”, në kuadër të të cilit, në afërsi të shkollës së fshatit, u kap në flagrancë 52-vjeçari B. H., banues në Gjormë, Kurbin, i cili qarkullonte me armë zjarri kallashnikov me një krehër me 28 fishekë luftarak.
Më pas, operacioni ka vijuar në banesën e tij, ku gjatë kontrollit Policia gjeti edhe një tjetër armë zjarri kallashnikov, me një krehër me 30 fishekë dhe 355 fishekë të tjerë luftarak.
Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., 52 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin, i cili kishte tre muaj që kishte dalë nga burgu, pasi kishte kryer dënimin e dhënë në vitin 2013, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Këtë të premte, po mbahet seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, pas zgjedhjeve parlamentare të 11…
Ditën e sotme, lideri demokrat Sali Berisha, jashtë Kuvendi u pyet nga gazetarët nëse e kanë gati kandidatin për zgjedhjet…
Këtë të premte, ka nisur seanca në Kuvend ku pritet konstituimi i legjislaturës së re. Seanca ka nisur me Himnin…
Ditën e sotme, deputetja e re e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka komentuar në hyrje të Parlamentit rezultatin e votave…
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës, njofton ndarjen nga jeta të psikologes Ilirjeta Metushi, e cila prej…
Këtë të premte, Partia Demokratike, do të organizojë sot një ceremoni përkujtimore pranë bustit të heroit të demokracisë Azem Hajdari…