Categories: Uncategorized

Kush janë dy viktimat në Durrës, njëri subjekt i OFL por më parë e gjeti plumbi

Një atentat i rëndë ka ndodhur pak orë më parë në Durrës ku kanë humbur jetën dy persona.

Pas atentatit është gjetur gjysmë e djegur makina që dyshohet se kanë përdorur autorët në vrasjen e dyfishtë.

Burime bëjnë me dije se autorët e kanë braktisur mjetin në afërsi të Bishtit të Zhurit, në rrugën ku futesh për në Rrogozhinë, dhe dyshohet se janë larguar prej aty me një mjet tjetër.

Mjeti që është përdorur në këtë ngjarje të rëndë, i ka pasur targat e vjedhura.

Viktimat:

Si pasojë e një atentati të kryer nga një makinë në lëvizje u vranë në lagjen e Nishtullës Anxhelo Avdiaj dhe Dorian Shkoza.

Ky i fundit kishte qenë në burg, ku ishte dënuar me 8 vite heqje lirie për trafik të lëndëve narkotike.

Shkoza kishte lënë qelinë në vitin 2010, por duket se e kanë ndjekur pas problemet që lidhen me trafikun e drogërave në qytetin bregdetar të Durrësit.

Ajo që e bën dhe më interesante situatën është fakti se Shkoza ka qenë subjejt i OFL-së, po ende pa iu përmendur emri nga zedhënësja seksi e policisë, duket se e kanë pasur më të lehtë që ta gjejnë kriminelët, shkruan faxëeb.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 02.03.2020, rreth orës 18:55, në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës, në rrugën afër tregut të perimeve, në rrethana akoma të paqarta kanë humbur jetën shtetasit D. Sh, 35 vjeç dhe A. A, dyshohet me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbrritur forca të shumta policie, si dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona në një perimetër të gjerë.

Pika kontrolli janë ngritur edhe nga DVP Tiranë e Fier në aksin rrugor Durrës-Tiranë e Durrës-Lushnjë.

Në mbështetje të Policisë vendore janë nisur dhe grupe të FNSH-së së Tiranës, për krehjen e zonës.

Paraprakisht dyshohet se është qëlluar nga një automjet në lëvizje. Shërbimet e Policisë kanë mundur të identifikojnë targat dhe janë vënë në ndjekje të autorëve.

Për zbardhjen e ngjarjes, në ndihmë të grupit hetimor po shkojnë specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje, duke grumbulluar dhe fiksuar çdo provë sado të vlefshme që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes. /albeu.com/

të fundit

Studenti që foli i fundit me Charlie Kirk thyen heshtjen pas vrasjes së tij në Utah

Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…

26 minutes ago

Domatet me pesticide, Gjykata e Beratit lë në burg eksportuesin e perimeve, ja masa për dy inspektorët e AKU-së

Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…

30 minutes ago

SHBA e vendosur kundër emigrantëve të paligjshëm, ja çfarë propozon administrata e Trump në OKB në lidhje me azilkërkuesit

Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…

46 minutes ago

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit…

1 hour ago

Ministrat e rinj/ Ervin Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij, asnjë vizion për shqiptarët

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…

1 hour ago

Oriola Marashi “lë” modelingun për muzikën: Fillimi i një kapitulli të ri

Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…

2 hours ago