Një shtetas është dërguar me urgjencë drejt Infektivit në Tiranë pasi dyshohet se është i infektuar me COVID-19.
Shtetasi në fjalë mësohet të jetë një shtetas i cili është riatdhesuar dhe është detyruar të qëndrojë në hotelin e Kukësit për karantinim.
Raportohet se pas mesnatës duke gdhirë dita e sotme, një qytetar shqiptar nga Tirana, i kthyer nga Kosova, është rënduar fizikisht nga simptoma serioze të COVID-19.
I sëmuri është nisur me urgjencë drejt spitalit Infektiv sepse gjendja u përkeqësua papritur, thanë burime nga QSUT.
Në datën 23 prill, pacienti kishte hyrë nga Kosova në Kukës nëpërmjet Pikës Kufitare Morinë dhe po qëndronte në karantinën e këtij rajoni. Dhe tetë ditë më pas, gjendja e tij është përkeqësuar aq sa u dërgua me urgjencë në Tiranë.
Në hotelin karantinë gjenden edhe 15 qytetarë të tjerë të kthyer nga Kosova. Nuk konfirmohet nëse i janë bërë tamponët.
Në total numri i të infektuarve në Kukës ka arritur në 5. Gjatë orëve të fundit, janë konfirmuar 7 raste të reja me Còvid-19 në vendin tonë, të cilët ndodhen në Tiranë, në Krujë dhe Kukës.
Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…
Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije se Gila po…
Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…
Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…
Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…